Home Aktuale Haradinaj takon Sylejman Osmanin e BIK-ut

Haradinaj takon Sylejman Osmanin e BIK-ut

158
0
SHARE
 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë , Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame në Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga Sylejman Osmani. Vizita është realizuar si rezultat i kërkesës së kryetarit të BIK-ut për takim me kryetarin Haradinaj për temat që i preokupojnë qytetarët e Kosovës.
Pas një prezantimi të z. Osmani për gjendjen e BI-së në Gjilan, kërkoi nga z. Ramush Haradinaj që feja Islame në Kosovë të trajtohet si të gjitha konfeksionet tjera dhe të mos shihet si me kompleks e të qenit mysliman, por të krenohemi dhe mos të fshihemi duke mos na krahasuar me ekstremizmin fetar. Ne nuk duhet të përfshijmë të gjithë besimtarët dhe t`i krahasojmë me individ të caktuar të cilët shprehin ekstremizmin dhe fshihen në kuadër të islamit.

Haradinaj e mbështeti prezantimin e Osmanit dhe shfrytëzoj rastin që t`i sqarojnë disa keqkuptime dhe keqinterpretime të cilat kanë qarkulluar.

Haradinaj ka prezantuar idenë që zyrtarët e Xhamive të cilët punojnë nëpër institucionet fetare të paguhen nga buxheti i shtetit. Kjo për arsye që të drejtohemi drejt Bashkimit Evropian dhe jo nga Shtetet Arabe, me të vetmen arsye që për shkak që në Kosovë jetojnë shumica myslimane të kemi trajtimin e njëjtë sikurse konfeksionet tjera që jetojnë ne vendet evropiane. Nëse zyrtarët që punojnë nëpër xhami do të trajtohen njëjtë dhe do të kenë kushtet e njëjta sikurse zyrtarët e konfeksioneve të feve të tjera në Evropë do të krijonim kushte më të mira dhe do të shkonim drejt Evropës me kushte më të mira. Kjo ka qenë ideja jonë edhe pse është e vështirë të shpjegohet para opinionit publik.

Haradinaj në shenjë respekti i dhuroj Osmanit një flamur kombëtar. Ndërsa, Osmani i dhuroj Kuranin në gjuhen shqipe dhe një palë tespih, Haradinaj.

Takim me Aleancën e Gruas së Kosovës (AGK) dega në Gjilan

Konstituimi i kryesisë së AGK dega në Gjilan

Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në konstituimin e Kryesisë së Aleancës së Gruas dega në Gjilan, ka folur për rrolin e gruas dhe mundësit për përmirësimin e gjendjes aktuale në Kosovë. Në takim mori pjesë edhe Kryetarja e AGK-së znj. Magbule Shkodra, ku ju drejtua të pranishmeve duke i uruar për kryesinë e re dhe duke kërkuar angazhim më të madh.

Në fund Kryetarja e AGK-së dega në Gjilan znj. Mimoza Kadriu tha që së bashku me kryesinë e re do të angazhohemi më tepër që të arrijmë objektivat e AAK-së.
Takim në Hotel Kristal me strukturat e AAK-së në Gjilan me temën ngjarjet aktuale politike në vend.

Pas konstituimit të kryesisë së re të AGK-së, Ramush Haradinaj së bashku me z. Rexhep Kadriu janë takuar me Këshillin drejtues të AAK-së në Gjilan.

Haradinaj ka përshëndetur punën e nënkryetarit të komunës z. Rexhep Kadriu dhe bashkëpunimit me koalicionin në nivel lokal për të mirën e qytetarëve të Gjilanit. Mirëpo, ka kërkuar mbështetje më të madhe nga dega e AAK-së në Gjilan. “Janë dy tema të cilat nuk guxojnë të lihen anash dhe t`i lejojmë të kalojnë. E para është demarkacioni me Malin e Zi dhe e dyta është krijimi i asociacionit të komunave serbe e ashtuquajtur “Zajednica”. Ne nuk kemi lejuar që të mbahen seancat e kuvendit me qëllim që këto dy marrëveshje të tërhiqen mbrapa dhe të vazhdojmë me punët tjera sipas agjendës. Nuk ka asgjë të keqe nëse ato marrëveshje tërhiqen mbrapa, pasi që janë në dëm të Kosovës dhe ne nuk do të lejojmë që këto marrëveshje të zbatohen”.

Në takim të pranishmëve ju drejtua edhe Rexhep Kadriu kryetar i Degës në Gjilan duke prezantuar të arriturat si pjesë e koalicionit dhe punët në vijim.

Ndërsa, Ahmet Isufi kërkoj një angazhim më të madh të të gjitha strukturave të AAK-së në Gjilan që ta përkrahin Haradinajn thuhet në njoftimin e AAK-së dega në Gjilan.