Home Aktuale Haradinaj, pro Tribunalit, kundër aleancës me Thaçin

Haradinaj, pro Tribunalit, kundër aleancës me Thaçin

132
0
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkrahë themelimin e Gjykatës speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë. Ndërsa lidhur me koalicionet e mundshme para dhe pas zgjedhjeve nacionale, Haradinaj përjashtoi aleancën me kryeministrin aktual Thaçi.

Duke deklaruar votën pro të deputetëve të AAK-së në Parlament, Haradinaj tha se krijimi i gjykatës është domosdoshmëri, për të hequr njëherë e mirë dyshimet mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë në Ora Live, Haradinaj u shpreh edhe pro zgjatjes së mandatit të EULEX, pasi sipas tij është një formë e re e prezencës së misionit në Kosovë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e sheh reale mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat paraqiti dhe skenarët e mundshme.

I pyetur mbi aleancat e mundshme para dhe pas zgjedhore, ai përjashtoi aleancën me kryeministrin aktual Thaçi, duke lënë të hapur derën për çdo parti jashtë qeverisjes, që sipas tij mund të sjellë zhvillim të vendit.