Home LAJME Hapen vendvotimet në veri të Mitrovicës

Hapen vendvotimet në veri të Mitrovicës

124
0
SHARE

Në veri të Mitrovicës, me përjashtim të shkollës së Mesme të Mjekësisë ku vendvotimi është hapur me 15 minuta vonesë, në qendrat e tjera ka nisur votimi në orën 7:00 të mëngjesit. Deri tani pjesëmarrja është e vogël, ndërsa vërehet prani e madhe e strukturave të sigurisë, përkatësisht Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it përreth qendrave të votimit.

Rreth 100 komisionar dhe vëzhgues shqiptarë, kanë shkuar nëpër qendrat e votimit me vetiniciativë dhe me automjetet e tyre disa edhe këmbë, do të thotë pa përcjellje të pjesëtarëve të policisë.

Në këto zgjedhje në veri të Mitrovicës po votohet në 7 qendra të votimit me gjithsej 33 vendvotime ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsej rreth 29 mijë votues.

Ndërkohë edhe në jug të Mitrovicës votimi ka nisur në ora 7 të mëngjesit dhe gjithçka po zhvillohet normalisht. Interesimi i qytetarëve për votime deri tani është i vogël por pritet që numri i votuesve të rritet gjatë ditës.

Në jug të Mitrovicës po votohet në 28 qendra të votimit, ndërsa të drejtën e votës e kanë rreth 73 mijë votues./Telegrafi/