Në seancën e djeshme të këshillit komunal, Fadil Haliti është emëruar kryeshef i ri administratës komunale të Bujanocit.
Me këtë rast në një prononcim kryeshef i ri i administratës komunale të Bujanocit Fadil Haliti ka thënë se për mua kjo nuk është një privilegj por një obligim dhe përgjegjësi. Sipas tij prioritet do të kenë të gjitha kërkesat e qytetarëve të bazuara me ligj pa marrë parasysh etnitetin e tyre apo bindjet politike.
Haliti po ashtu ka thënë se detyrën e kryeshefit do të kryej me përpikmëri dhe ndërgjegje duke bashkëpunuar me të gjithë kryeshefat e drejtorateve brenda administratës komunale të Bujanocit.
Brenda admistratës komunale të Bujanocit veprojnë 9 njësi, apo drejtorate me të cilët duhet ti koordinoj punët kryeshefi i administratës komunale por secili kryeshef është kompetent për drejtoratin e vet ka thënë kryeshef i ri administratës komunale të Bujanocit Fadil Haliti./Lugina Press/