Home Aktuale Halimi: Nuk pres të jemi pjesë e qeverisë por pres bashkëpunim më...

Halimi: Nuk pres të jemi pjesë e qeverisë por pres bashkëpunim më të mirë

174
0
SHARE

Kryetari i Partisë për Veprim demokratik (PVD) Riza Halimi ka deklaruar sot se ai nuk pret që deputeti nga partia e tij në parlamentin serb të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, por pret një bashkëpunim më të mirë me qeverinë.

 
Sipas tij, PVD para së gjithash do të kërkoj zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe papunësinë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Kush do që të jetë i pari në listë për deputet, ndërsa ne mundemi (në bazë të numrit të votave) që të kemi një deputet, do të kërkoj zgjidhjen para së gjithash problemeve ekonomike, pasi këto tre komuna janë më të pazhvilluarat, me një rekord të numrit të papunësisë me mbi 80%” ka thënë Halimi.  




 

 


 

LEAVE A REPLY