Perditesimet e fundit Nëntor 30th, 2019 5:02 PM
Jan 14, 2015 Lugina Press Aktuale Komentet te Halil Matoshi: Vuçiq e di që Kosova është shtet i pavarur dhe i barabartë me Serbinë Janë të Mbyllura
Analisti politik, Halil Matoshi në një intervistë dhënë për Gazetën Blic thotë se edhe kryeministri serb, Aleksander Vuciq, i cili sot gjatë qëndrimit në Kosovë dha deklarata të forta nacionaliste, e ka të qartë se jemi shtet i pavarur dhe i njohur nga 100 shtete. Matoshit thotë se Jabllanoviq dhe Stojanoviq ose duhet të jenë lojal ndaj institucioneve të Kosovës, ose të shkojnë të punojnë shembull tek “Srbija Shuma”.
Matoshi e ka komentuar edhe “incidentin” e sotëm në qeverinë e Kosovës, ku ministri Valon Murati kërkoj sqarime për deklaratat e Jabllanoviq, çka bëri që të fiken mikrofonat. Sipas Matoshit, ky veprim i ndaljes së mikrofonave, dëmton imazhin e qeverisë Mustafa, i cili “kishte bërë be se do të jetë transparent”.
Matoshi nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratën e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani i cili kishte thënë se nuk do të ketë komb kosovar.
Gazeta Blic: Z. Matoshi, sot kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic gjatë vizitës në Kosovë dha deklarata nacionaliste dhe provokuese. Si i komentoni ju deklaratat e tilla?
Halil Matoshi: Kryeministri serb Vuciq e di shumë mire se Kosova është e pavarur nga Serbia, pra është një shtet i barabart me Serbinë si subjekt i të drejtës ndërkombëtare, i njohur nga mbi 100 vende të OKB-ve. Mirëpo, në këso vizitash liderët ballkanik synojnë “me ua mbushë bateritë” me patriotizëm, kusherinjve të tyre etnikë duke ua skuqur veshët nga nacionalizmi por duke ua shkatërruar të ardhmen. Ngjashëm janë sjellë edhe disa liderë shqiptar dhe kosovar në Preshevë, apo Shkup. Vuciq sëpaku u tha serbëve kosovarë që të jetojnë në paqe me fqinjtë e tyre shqiptar, ndërsa tremi “Kosova – djep i Serbisë” është si “Molla e Kuqe” e nacionalromantikëve shqiptarë, që e mendojnë të jetë diku te Nishi!?
Se sa provokativ është dhe do të jetë Kryeministri serb, do ta shohim së shpejti, kur të ballafaqohet direkt me Kapitullin 35 për Kosovën në Bruksel ku ka filluar shqyrtimi i tij, si pjesë e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe është i rezervuar për procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pra me zotimin e dyja shteteve që ka të bëjë mospengimin e njëra-tjetres për anëtarësim dhe përfaqësim në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-të…
Gazeta Blic: A është dashur institucionet tona ta kushtëzojnë vizitën e Vucicit me deklarata të matura, apo s’i pyet kush këta tanët?
Halil Matoshi: Liderët institucionalë kosovarë nuk janë rritur ende politikisht që të jenë partnerë ndërkombëtar, që të përfshihen në çështjet me rëndësi vitale për Kosovën, siç është raporti me Serbinë, përkatësisht me liderët serbë dhe me ata liderë të serbëve kosovarë që nuk i janë lojalë Republikës së Kosovës, si qifti i ministrit në kabinetin e Kryeministrit Mustafa, Jablanovic.
Deklaratat e matura e jo retorikat që nxisin urrejtje e shquajnë një politikan solid të shekullit 21, por Vuciq është larg nga ky stadium. Ai ende i vuan pasojat e stresit post-traunmatik të fashizmit konsesual serb, pra atë e shquan nacionalizmi si patologji shoqërore ose në rastin më të mire patriotizmi që tjetrin e perception si të papërsosur…
Gazeta Blic: Pos Vuciqit, pamë që edhe zëvendësi i Kryeministrit Mustafa, Branimir Stojanovic, përdori deklarata tepër nacionaliste. A duhet Isa Mustafa të ndërmarrë ndonjë masë ndaj zëvendësit të tij?
Halil Matoshi: Ministrat e Qeverisë së Kosovës të cilët përfaqësojnë serbët kosovarë si kategori kushtetuese e Republikës së Kosovës, duhet ta kenë të qartë se ata i paguajm ne, qytetarët e këtij vendi me taksat tona dhe ata nuk janë vetëm ministra të komunitetit serb të Kosovës, por janë ministra kosovarë, prandaj ose duhet të dëshmojnë lojalitet, pra besnikëri ndaj Republikës së Kosovës, ndaj shtetit që i ka emërue ose duhet të japin dorëheqje e të gjejnë punë tjetër, ku nuk lypet besnikëria, p.sh. në shoqatat e peshkatarëve!?
Të jesh ministër në Qeverinë e një vendi e të mos e njohësh atë me emrin kushtetues, ta fyesh e denigrosh atë ose qytetarët e tij, ky është nonsen që ndodh vetëm në Kosovë dhe vetëm bnë sytë e Samuel Zhbogarit, përgaqësuesit të BE-së në Kosovë!?
Gazeta Blic: A mendoni se Kryeministri Mustafa ka fuqinë që të “ndëshkojë” dy ministrat serb, pra Stojanoviqin për këto deklarata dhe Aleksander Jabllanoviqin, që me deklaratën e tij, duke na quajtur egërsira nxitit regaime të shumta?
Halil Matoshi: Nuk jam ndër ata që synon acarim të raporteve shtetërore me Serbinë dhe as irritimin e serbëve kosovarë, por keq e kanë! Ata në vend se të sillen me ndërgjegje të vrame, në vend se t’u kërkojnë falje familjarëve të viktimave (disave ende nuk u janë kthyer as eshtrat nga Serbia, nga “Thellësia 2, 3, 4…” e Danubit, Tisës, Rashka, Mackatica etj.) dhe popullit të Kosovës, po na shfaqen verbalisht agresorë të rinj dhe tepër mizor. I qëndroj pranë asaj që kam deklaruar për mediat në Prishtinë se Jabllanoviq duhet të kërkoj falje, ose të ikë! Kryeministri Mustafa është dashur ta detyrojë! I pari i ekzekutivit kosovar është gjetur padrejtësisht nën kritikat e ashpra të publikut kosovar lidhur me deklaratat fashiste të ministrit të Qeverisë kosovare Jablanovic.
Mirëpo, Zotni Mustafa është dashtë që së paku t’ia drejtojë një vërejtje publike ministrit të tij dhe ta detyrojë që t’u kërkoje falje gjakovarëve dhe tërë Kosovës, nëse ai dëshiron të jetë minister i këtij vendi. Jabllanoviq duhet të tregojë një minimum lojaliteti ndaj shtetit, i cili e paguan me paratë e po këtyre qytetarëve të varfër, ose nëse nuk kërkon falje dhe nëse nuk është lojal Republikës së Kosovës të dorëhiqet dhe të punojë diçka tjetër psh, në “Srbija Shuma”…
Gjykimi i tij se nuk e paska ditur se çfarë ka ndodhur në Gjakovë dhe tërë Kosovën gjatë luftës është thjeshtë hipokrizi dhe e ka burimin tek rrena si doktrinë klasike e fashizmit serb të kohës së Millosheviqit.
Gazeta Blic: Sot në mbledhje të qeverisë, pati përplasje ndërmjet ministrave të kabinetit qeveritar Mustafa, pikërisht për deklaratat e Jabllanoviq. Si e patë ju një situatë të tillë?
Halil Matoshi: Realisht kjo punë nuk i përket Valon Muratit, ndonëse ka të drejtë ta shpreh mendimin e vet për një koleg me të cilin ulet në të njëjten sofër, si minister për Diasporë, por kjo punë i përket Kryeministrit dhe Kuvendit të Kosovës. Mirëpo pse “u mbytën mikrofonat” dhe nuk u emetua për publikun debate që pasoi, kjo e dëmton imazhin e Qeverisë Mustafa i cili, ka pas ba be se ka me qenë transparent!?
Gazeta Blic: Z. Matoshi më intereson edhe një çështje. Dje presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani tha se nuk do të ketë komb kosovar. Sipas tij do të ndodh bashkëimi kombëtar. Ju njiheni si përkrahës i kombit kosovar. Sa janë të qëndrueshme këto deklarata të presidentit shqiptar?
Halil Matoshi: Kombi kosovar është një konstrukt politik (sepse të gjitha kombet janë bashkësi të konstruktuara politike) dhe mund të bëhet realitet, nëse shteti kosovar i mbijeton përplasjet dhe (vetë)vrasjet, nëse ky shtet anëtarësohet në OKB dhe nëse bëhet vërtet një shtet demokratik e i mirëqenë dhe para së gjithash nëse shtetatsi pa marrë parasyshë origjinat etnike i japin besnikëri dhe lojalitet, nëse ia respektojnë Kushtetutën dhe ligjet… Sa i përket Bujar Nishanit, me gjithë respektin për institucionin e Presidentitet të secilit shtet, e veçmas Shqipërisë, mendoj se ka bërë një deklaratë patriotike por krejtësisht të panevojshme në këtë moment. Një Kryetar shteti që luan me mustaqet (me karakterin e tij) po luan edhe me emocionet e njerëzve, patriotëve të sinqertë shqiptarë andej e këndej kufirit politik, nuk meriton ndonjë respekt në shkallë më të gjërë. Përderisa në fotografitë zyrtare gjhithandej në zyrat publike shqiptare fokusoheshin nga kamerat bojaxhi tek ia heqin (ngjyejn) mustaqet me llaq, ai jep deklartata për bashkimin kombëtar, që sipas tij, do të ndodh shpejt dhe me garanci – në kohën kur Kosova i ka 1001 halle tjera e pengesa për t’u afirmuar si subjekt i të drejtës ndërkombëtare, pikërisht nga fakti se Serbia dhe aleatët e saj e kanë lansuar tezën se Kosova do t’i bashkangjitet Shqipërisë së Madhe, e cila do t’i shkatërronte Greqonë, FYROM-in, Malin e Zi dhe Serbinë. Pra nëse Kosova vërtet ka pretendime për t’iu bashkangjitur Shqipërisë atëherë, del në pah hataja: Për t’u bërë një shtet unik i shqiptarëve u dashka të shkatërrohen pesë shtete sovrane. E di me siguri se kjo nuk është agjenda e politikave zyrtare shtetërore në Tiranë dhe në Prishtinë. Por nuk e di se çfarë e shtyn Nishanin të bëjë deklarata të forta pa pasur prapa kurrfarë fuqie as politike dhe as ekonomike e ushtarake.
Disa zyrtarë serbë të Kosovës pikërisht po manipulojnë me deklaratat e politikanëve shqiptarë dhe po e zënë n’gojë sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje (simbolet e Shqipërisë në zyrat publike) si shkas që edhe ata t’i ekspozojnë vetëm simbolet e shtetit serb, pa e respektuar shtetin ku jetojnë dhe paguhen me takstat e qyteatrëve të po atij shteti. Dëm!
happy wheelsNën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Gazetari nga Lugina ofron dy shtëpi për familje nga Shqipëria Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Dr.Fatmir Arifi – Specializant në Mjekësi Interne: Tromboemolia Pulmonare shkaktar i vdekjeve të papritura Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Gazetari nga Lugina ofron dy shtëpi për familje nga Shqipëria Janë të Mbyllura
Nën 30, 2019 Komentet te Dr.Fatmir Arifi – Specializant në Mjekësi Interne: Tromboemolia Pulmonare shkaktar i vdekjeve të papritura Janë të Mbyllura
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
« Nën | ||||||
1 | ||||||
2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
30 | 31 |
Nën 30, 2019 Komentet te Pranga dhe për flamurin kombëtar shqiptar në gjysmështizë në Luginë Janë të Mbyllura
Nën 23, 2019 Komentet te KOHË E RE PËR LUGINËN: Nga Valon GASHI Janë të Mbyllura
Tet 04, 2019 Komentet te Ternava: Çdo shqiptar i Lugines që jeton në Kosovë të pajiset me pasaportë Janë të Mbyllura
Qer 12, 2019 Komentet te Zairi: Me forcat e përbashkëta mund të arrijmë suksese të mëdha Janë të Mbyllura
Maj 18, 2019 Komentet te Aktori i vogël gjilanas që po shkëlqen në kinematografinë europiane Janë të Mbyllura
Pri 30, 2019 Komentet te Artim Shaqiri njëri ndër futbollistët e mirënjohur shqiptar në Maqedoni(Video) Janë të Mbyllura