Home Aktuale Hague e përgëzon Jahjagën

Hague e përgëzon Jahjagën

229
0
SHARE

 Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, e ka përgëzuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, për themelimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës, ka njoftuar ambasada britanike në Prishtinë.

Duke e cilësuar punën e këtij Këshilli në këtë rrafsh si thelbësor në mbështetje të të mbijetuarve dhe adresimin e mungesës së llogaridhënies, Hague e ka vlerësuar këtë nismë si përparim të rëndësishëm, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Është një përparim i rëndësishëm, që prej vizitës sime në Kosovë vitin e kaluar, kur ju shpjeguat se vendi juaj vazhdon të përballet me një numër sfidash në adresimin e çështjes së dhunës seksuale gjatë konfliktit”, ka shkruar Hague, duke shtuar se “Mbijetuesit ende duhej të njihen si kategori në kuadër të Ligjit për Dëshmorët, Veteranët dhe Viktimat Civile të Luftës”.

Më tutje ai ka shkruar se “niveli i hetimeve dhe ndjekjes penale mbi dhunën seksuale gjatë luftës mbetet i ulët dhe stigma sociale që rrethon krimet e tilla kanë penguar rehabilitimin, qasjen në drejtësi dhe reintegrimin socio-ekonomik të mbijetuesve”, ndërsa ka uruar që Këshilli të ketë mundësinë t’i trajtojë këto çështje.

LEAVE A REPLY