Home SPORT Guardiola: Gotze i mirë, Messi më i miri

Guardiola: Gotze i mirë, Messi më i miri

116
0
SHARE

Lionel Messi vazhdon të jetë lojtari më i mirë në botë për Pep Guardiolën, edhe pas largimit të spanjollit nga Barcelona. Tekniku i Bayernit të Mynihut deklaroi se sulmuesi që ka në dispozicion, Mario Gotze ka ende shumë rrugë për të bërë që të arrijë deri aty sa të krahasohet me yllin argjentinas të blaugranave. Gotze në fakt ka impresionuar jo pak këtë sezon me fanellën e bavarezëve, që prej transferimit për 37 milionë Euro nga Borussia Dortmund, megjithatë për Guardiolën nga 21-vjeçari pritet akoma më shumë në të ardhmen.

“Nuk mund të ketë krahasime mes tij dhe Messit. Leo është pa dyshim futbollisti më i mirë në histori. Për Gotzen, ky është viti i parë te Bayerni, nuk ka qënë e lehtë, por deri tani ka ecur mjaft mirë. Eshtë vetëm 21 vjeç dhe mund të përmirësohet akoma më shumë. Mendoj se që tani është një nga lojtarët më të mirë në Gjermani. Do të përpiqem ta ndihmoj, por e theksoj se Messi i përket një tjetër niveli”.

Veç opinionit të Guardiolës janë edhe shifrat që e tregojnë qartë diferencën e madhe që ekziston mes dy sulmuesve. Në 17 ndeshje me fanellën e Bayernit, Gotze ka shënuar 6 herë në kampionatin gjerman, ndërkohë që Messi numëron 14 gola në 18 takime të Primera Division.

LEAVE A REPLY