Home Aktuale Grushte në QKUK

Grushte në QKUK

254
0
SHARE

Qytetarëve të Kosovës, jo rrallë u ndodh që të trajtohen në të njëjtin spital me vrasësin ose personin që e ka sulmuar një pjesëtar të familjes së tyre, pak minuta pas rastit.

Shpesh dy familjeve armiqësore u ka rastisur që të presin në të njëjtin korridor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për t’u trajtuar nga mjekët.

Kur ndodhin vrasje, plagosje dhe përleshje, përpos që pacientët e ngjarjes duhet të trajtohen në të njëjtin repart, ndodh shpesh që edhe familjarët e tyre të presin para së njëjtës derë, dhe të ndodhë edhe një përleshje dytësore gjatë pritjes, shpjegoi kështu problemin Artan Krasniqi, mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“QKUK e ka vetëm një hyrje dhe ka pasur raste që familjet të cilat kanë pasur probleme ose konflikt, pas ardhjes në QKUK, mes familjarëve ka shpërthyer përleshja përsëri”, tha për gazetën Tribuna mjeku Krasniqi.