Home Aktuale Grupi Koha në krizë, gazetarët duan ta braktisin

Grupi Koha në krizë, gazetarët duan ta braktisin

158
0
SHARE

E ndodhur para kolapsit financiar, Grupi Koha po përballet edhe me tjetër vështirësi, largimin vullnetarë të punëtorëve. Përveç gazetarëve të Koha Ditore,ku raportohet se pagat mujore për të punësuarit tashmë janë zvogluar dukshëm,edhe një pjesë e gazetarëve të Koha Vizion, teknikët, kamermanët dhe stafi tjetër teknik,kanë aplikuar masivisht në konkursin e fundit të shpallur nga RTK.

Rreth 30 gazetarë,kameramanë,teknikë të Grupit Koha kanë aplikuar në konkursin e fundit në Radiotelevizionin e Kosovës.
Drejtoresha e ketij grupi, Flaka Surroi nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tanë në lidhje me krizën financiare që është duke kaluar grupi.

Por burimet e RTK-së brenda gazetës Koha Ditore,bëjnë të ditur se në këtë të përditshme, pagat e stafit janë ulur në mënyrë të konsiderushme dhe se ky vendim i pronarëve të Grupit Koha, ka ngjallur pakënaqësi të madhe te punëtorët e kësaj të përditshme.
Për shkak të këtij vendimi për ulje pagash, një numër i caktuar i gazetarëve të këtij mediumi, kanë filluar të shohin mundësitë për të gjetur punë në kompani tjera.

Vetëm në konkursin e fundit në RTK, për vendin e punës organizator, kanë konkuruar gazetarë të njohur, të cilët aktualisht punojnë në Grupin KOHA.

E vetmja përgjigje që kanë marrë gazetarë te RTK-së ishte pyeta e redaktores së KohaVizion, Mimoza Koprani, e cila ka thënë se Pse i janë drejtuar këto pyetje, transmeton rtk.

Pozitat për të cilat kanë aplikuar punëtorët e Grupit Koha,janë për gazetarë,gazetarë në EVN, gazetarë moderatorë , organizatorë , lektor, teknik të zërit dhe video mikser.

Mirepo, jo vetëm gazetarë e Grupit Koha po synojnë braktisjen e kompanisë. Edhe gazetës Zëri po i ikin gazetarët çdo dite. Këtë e ka pranuar vet Zv. Kryeredaktori i Zeri, Artan Haraqia, i cili përmes një postimi në rrjejtin social Facebook, para disa diteve i mllefosur, i ka fyer dhe kërcë nuar rëndë të gjithë gazetarët që kanë aplikuar për punë në RTK.

LEAVE A REPLY