Home Aktuale Gruevski: Në zgjedhjet e ardhshme do ta mposhtim LSDM-në

Gruevski: Në zgjedhjet e ardhshme do ta mposhtim LSDM-në

154
0
SHARE

Kryeministri Nikolla Gruevsk ka përsëritur se VMRO-ja do ta mund LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme, të caktuara për në 24 prill.

Në një intervistë për portalin NetPress, Gruevski ka theksuar prioritetet e tij për periudhën e ardhshme. Ai shfaqet i kënaqur me marrëveshjen politike të arritur me të cilën u zgjidh kriza.

“Jam mësuar me euforinë e rrejshme që LSDM-ja po përhap prej 10 vitesh tashmë” ka thënë Gruevski, duke theksuar se besimi i popullit, do të thotë fitore e madhe për VMRO-në,” është shprehur Gruevski.

Sipas kryeministrit, populli është garancia më e fortë se VMRO DPMNE-ja do të fitojë në zgjedhjet parlamentare të radhës. Qytetarët duhet të presin përfitime nga qëllimi i fuqishëm që ka qeveria në realizimin e projekteve, ka thënë kryeministri.