Home Aktuale Gruaja rrah burrin e saj, shkas qëndrimi ditë e natë në çajtore

Gruaja rrah burrin e saj, shkas qëndrimi ditë e natë në çajtore

98
0
SHARE

Një grua ka rrahur bashkëshortin e saj, pasi që ai qëndronte ditë e natë nëpër lokale, gjegjësisht nëpër çajtoret e Shkupit.

Ngjarja ka ndodhur sot, kur 25 vjeçari nga Shkupi ka përfunduar i rrahur nga gruaja e tij dhe se ai për lëndimet e marra është paraqitur për mjekim në spitalin e qytetit. Mjekët kanë konstatuar lëndime në fytyrë për shkak të goditjeve me grushte dhe se më pas është liruar për mjekim shtëpiak.

Kundër gruas së dhunshme, sipas policisë, është ngritur kallëzim penal për dhunë familjare. Thuhet se arsyet pse gruaja e ka sulmuar burrin e saj janë se burri dy muajt e fundit deri në mëngjes e ka kaluar kohën në çajtore. (INA)