Home Aktuale Gresa Lahu, kandidatja e re që synon një vend në asamblenë komunale...

Gresa Lahu, kandidatja e re që synon një vend në asamblenë komunale të Prishtinës

122
0
SHARE

Kandidatja nga lista e Uran Ismailit për Prishtinën, ndonëse e re ne moshë duket të jetë edhe nje nga kandidatet më serioze e me mundësi reale për një ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Me pune vullnetare që nga shkollimi fillor e i mesem, punën e saj në të mirë të komunitetit vendosi ta vazhdoj pranë ekipës së Uranit për Prishtinën.

Në një postim në rrjetin social facebook shkruan per arsyen e kandidimit te saj:

“Qytetarë të dashur,

Ndihem e nderuar që angazhimin tim politik përgjatë këtyre 4 viteve, ta vazhdoj me fokus të veçantë në politika lokale, me ç’rast do të jem kandidate në garën për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Energjia, vullneti dhe kurajo për të punuar së bashku për qytetarin dhe mirëqenien e tij, me modestinë e pashoq te Uranit për Prishtinën, më bënë të ndihem e sigurt se jeta dhe kualitetit i të qenit qytetarë i Prishtinës do të shkojë drejt përmirësimit.

Ju garantoj se objektivi ynë do të jetë interesi i qytetarit.

Falenderoj degën e PDK-së në Prishtinë dhe kryetarin e degës, Uran Ismaili për mbështetje në kandidaturën time.

Sinqerisht,
Gresa.

#PDK177 ✔️
#GresaLahu24 ✔️”

Gresa Lahu

SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?