Home Aktuale Granit Kamberi, në komisionin zgjedhor të Bashkësisë i Islame të...

Granit Kamberi, në komisionin zgjedhor të Bashkësisë i Islame të Serbisë

92
0
SHARE

Më  26  prill 2015,  në selinë e Rijasetit, në Beograd, është mbajtur mbledhja e Komisionit zgjedhor për  zgjedhjen e  Reisu-l-ulemas dhe zëvendësit të tij, në kuadër të  Bashkësisë Islame të Serbisë.

Komisioni i Rijasetit përbëhet prej tre anëtarësh. Të përfaqësuar në këtë komision janë: nga Beogradi, Sanxhaku  dhe Lugina Preshevës. Kryetar i Komisioni është  Eldin ef. Ashqeriq, ndërsa për anëtarë: Sead ef. Nasufoviq  dhe  Granit Kamberi. Vlen të theksohet se për herë të parë në historinë e këtij institucioni të lartë fetar në Serbi, merr pjesë të barabartë edhe një anëtar nga Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM).

Komisioni gjatë punës së vet ka konstatuar se për  të parin e kreut të Bashkësisë Islame në Serbi, garojnë  5  kandidatë.

Lista e kandidatëve për Reisu-l-ulema të Bashkësisë Islame në Serbi për mandatin në periudhën  2015 –  2020, përbëhet prej këtyre emrave:

1. Adem Zylkiq

2. Bekir Makiq

3. Muhamed Jusufspahiq

4. Hasib Suljoviq

5. Abdullah Nu’man

Komisioni ia paraqet Listën Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë Islame, e cila  do ta njoftojë për mbarimin e punës dhe do të kërkoj nga ky organ për me caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve, njofton  Qendra informative e BIPBM-së.