Home Aktuale GQ “Për Jabllanicën e Epërme”: Drashkoviq nuk ka festuar Adem Jasharin

GQ “Për Jabllanicën e Epërme”: Drashkoviq nuk ka festuar Adem Jasharin

146
0
SHARE

Medvegjë 15 gusht – Grupi i qytetarëve “Për Jabllanicën e Epërme” në krye me kryetarin aktual të komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka reaguar sot për shkak të siç thuhet “komunikatave të rreme në profile anonime në rrjetet sociale” në të cilat lideri i grupit akuzohet se “ka festuar Adem Jasharin me shqiptarët në Banjë të Sjarinës” duke shtuar se nga organet kompetente do të kërkohet investigim i detajuar i këtyre shkrimeve raporton, mepress.info .

Sipas Grupit të qytetarëve “Për Jabllanicën e Epërme” këto informacione të rreme fillimisht janë paraqitur në profilin e facebook-ut “Medvedja politika”, e cila konsiderohet të jetë dorë e zgjatur e faqës “Srpska Napredna Stranka” (Partia Përparimtare Serbe) për të cilën siç thuhet publikon postime të rreme në këtë rrjet social, të gjitha drejtuar kundër kryetarit aktual të komunës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Me anë të këtij reagimi, Grupi i qytetarëve “Për Jabllanicën e Epërme” më tej sqaron se kryetari Drashkoviq me datën 9 gusht ka marrur pjesë në evenimentin tradicional “Ditët e mërgatës shqiptare” e jo në “Kremtimin e Adem Jasharit” siç pohojnë profilet e rreme, shkruan në komunikatë.

Kryetari i komunës Sllobodan Drashkoviq thotë se në këtë takim është paraqitur zyrtarisht sepse kompetencat në bazë të Ligjit mbi vetëqeverisje lokale dhe Statuti i komunës së Medvegjës e obligojnë për këtë.

Ju rikujtojmë se manifestimi tradicional “Ditët e mërgatës” është mbajtur me datën 9 gusht në Banjë të Sjarinës, tek kompleksi “Gejzeri” ku mysafir special ka qenë aktori i mirënjohur Çun Lajçi, ndërsa simboli i flamurit kombëtar shqiptar është shfaqur si pjesë e logos së manifestimit.

Organizatorë të këtij evenimenti ishin KK Medvegjë dhe sh.h. “Medvegja” nga Zvicëra./Lugina Press/