Home TEKNOLOGJI Google prezanton Project Tango, telefonin me harta 3D

Google prezanton Project Tango, telefonin me harta 3D

122
0
SHARE

Ekipi i kompanisë Google i njohur si Advanced Technology and Projects (ATAP) së fundmi shpalosi projektin e saj, të cilin e ka quajtur – Project Tango.

Qëllimet e projektit, sipas krijuesve të saj është që “t’i mundësojë pajisjeve mobile të kenë një kuptim njerëzor të hapësirës dhe lëvizjes”.

Produkti i parë i prekshëm nga ky projekt është një telefon me ekranin me diagonalen prej 5 inçësh, i cili posedon harduer dhe softuer të personalizuar, i cili është i aftë të ndjek lëvizjen tre-dimensionale të pajisjes, ndërsa njëkohësisht ta njohë hartën e hapësirës ku telefoni është i vendosur.

Vitin e kaluar, ekipi i ATAP ishte duke punuar me universitetet, laboratorët shkencorë, dhe partnerët industrial nga nëntë vende të ndryshme të botës, për ta përmbyllur punën 10 vjeçare në robotikë dhe vizionin kompjuterik, duke sjell një telefon të mençur dhe krejtësisht unik.

Prototipet e para të këtij telefoni tashmë janë të gatshëm për tu ndarë me zhvilluesit.

Google ka thënë se sensorët e instaluar ia mundësojnë telefonit matjen e 250 mijë lëvizjeve 3D në sekondë, duke dhënë informacione për pozitën dhe orientimin në kohë reale.

Telefoni bazohet në Android, dhe përfshin API që mundësojnë matjen e thellësisë, pozitës dhe orientimit për aplikacionet e krijuara në C/C++, Java, dhe Unity Game Engine.

 

LEAVE A REPLY