Home Aktuale Gold AG në ballinën e gazetës serbe “Novosti” (FOTO)

Gold AG në ballinën e gazetës serbe “Novosti” (FOTO)

8
0
SHARE

Gazeta serbe “Novosti” në ballinën e saj sot i ka bërë vend reperit shqiptar Gold AG.

“Rebeli nga Kosova vret serbët në videoklip”, është titulli që i është vënë këtij teksti. Në tekst thuhet se në njërën nga skenat këngëtari nga Kosova “likuidon policinë serbe”.

Ky artikull vjen pas publikimit të këngës “Pushka e Lirisë, të cilën Gold AG e ka realizuar në bashkëpunim me Hysni Klinakun. Kjo këngë ka zgjuar reagime të shumta nga serbët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Për të njëjtën këngë dje ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

10984742-10152725066517029-1524640377-n