Home LAJME Goditet Al Kaeda në Jemen dhe Pakistan

Goditet Al Kaeda në Jemen dhe Pakistan

88
0
SHARE

Trupa të Shteteve të Bashkuara dhe ato jemenite ndërmorën një operacion masiv kundër Al Kaedas për të liruar reporterin Luke Somers, që mbahej peng që prej 2013 nga ekstremistët.

Informacionet rreth operacionit amerikan në bashkëpunim me trupat vendase të Jemenit janë të pakta. Sana’a konfirmoi nisjen e një operacioni kundër militantëve në Shabëa, e konsideruar fortesë të militantëve në vend, ku thuhet se janë vrarë të paktën 9 pjestarë të Al Kaedas.

Ndërkohë, disa media ndërkombëtare thonë se përpjekja për të liruar reporterin me shtetësi amerikane, por i lindur në Britani dështuan dhe Luke Somers, 33 vjeç, ka mbetur i vrarë.

Gjatë javës Pentagoni njoftoi se një muaj më parë kishte ndërmarrë një tjetër operacion të ngjashëm për lirimin e Somers, por që kishte përfunduar pa sukses pasi ai nuk ndodhej në vendin ku u krye sulmi.

Somers mbahej peng nga Al Kaeda që prej 2013-ës.

Ndërkohë, në Pakistan ushtria njoftoi vrasjen e Adnan el-Shukrijumah, i konsideruar si organizatori i sulmeve terroriste. Ai mbeti i vrarë gjatë një sulmi në rajonet veri-perëndimore të vendit në kufi me Afganistanin.

FBI e konsideron Shukrijumah si shefin e operacioneve globale të Al Kaedas, post që dikur mbahej nga Khalid Sheikh Mohammed, ideatori dhe organizatori i sulmeve të 11 shtatorit.