Home Aktuale Gjysmë shekulli nga diplomimi në Medresenë Alauddin(foto)

Gjysmë shekulli nga diplomimi në Medresenë Alauddin(foto)

177
0
SHARE

Në ambientet e medresesë “Alauddin” në Prishtinë   pas gjysmë shekulli të përfundimit të kësaj vatre arsimore është takuar gjenerata e tretë të diplomuarve.

Gjatë ditës së djeshme është takuar gjenerata e tretë  e të diplomuarve nga Medreseja “Alauddin” në Prishtinë. Nga shumë vise shqipëfolëse dhe më gjerë,  prezent  ishin vetëm disa nga ata që para se më shumë se gjysmë shekulli ishin të ulur si nxënës në bankat e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë . Ata kujtuan momente të mirat që kishin kaluar në Medrese, për ish mësuesit e tyre që tanimë kanë kaluar në botën e amshueshme dhe u njoftuan për procesin e tanishëm në Medrese.


Disa nga kjo gjeneratë kishin kaluar në amshim për të cilët dhe ata që kanë rënë Shehid u lexua nga një Fatiha.
Medreseja Alauddin ishte dhe mbetet fole e edukimit dhe arsimimit fetar e kombëtar.

Me këtë rast njëri nga shokët e kësaj gjenerate Sulejman Rexhepi i cili është kryetar i Bashkëisë Fetare Islame(BFI) në Maqedoni  në një postim të tij në facebook ka shprehur mbresat e tij,  të takimit  pas gjysmë shekulli.

“Sot, 21 shtator, 2019, në Prishtinë, pas 50 vitesh, jemi takuar nxënësit e gjeneratës 1969 të Medresesë Alaudin – gjeneratë kjo e cila është ballafaquar direkt me regjimin shtypës serb, i cili Kosovën e trajtonte si koloni të vet dhe neve shqiptarëve dhe myslimanëve si armiq potencialë.
Në takimin mbresëlënës, të paharrueshëm, kam parë Abdylaqim Shaqirin, Fahri Shalën, Rexhep Azizin, Jakup Demirin, Xhevat Jusufin, Bafti Arifin, Ali Ademin, Haqif Sinanin, Xhevat Xheshajn, Skender Ramën, Osman Zhegranin, Ibrahim Demirin…
Po ashtu, jemi lutur për shpirtrat e merhumëve, të shokëve tanë që s’janë më në mesin tonë. Të gjithë ata Zoti i shpërbleftë me Xhenet!” ka shkruar kreu i BFI-së në Maqedoni, Sulejman Rexhepi.

Në mesin e atyre që ishin prezent në këtë takim jënë:

Sulejman Rexhepi, Abdylhakim Shaqiri, Ibrahim Demiri, Fahri Shala, Rexhep Azizi, Jakup Demiri, Xhevat Jusufi, Bafti Arifi, Ali Ademi, Haqif Sinani, Xhevat Xheshaj, Skender Rama, Osman Zhegrani./Lugina Press/