Home Aktuale Gjermania e alarmuar me politikën ruse në Ballkan

Gjermania e alarmuar me politikën ruse në Ballkan

186
0
SHARE

Strategjia e kryetarit rus Vladimir Putin në Ballkan po e alarmon Qeverinë në Berlin, shkruan javorja politike gjermane “Spiegel”.

Kjo media gjermane shkruan se Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel është e alarmuar me politikën agresive, kundër perëndimore ruse në Ballkan.

“Qeveria në Moskë përpiqet që Serbinë ta lidhë ngushtë përmes bashkëpunimit ushtarak dhe furnizimit me gaz”, thuhet në një dokument të besueshëm për ndikimin e Rusisë në Serbi, shkruan kjo revistë.

“Gazi për Serbinë është presion ndaj Bosnjë e Hercegovinës – Qeveria e Gjermanisë është e brengosur për shkak të fuqisë politike ruse në Ballkan. Kryetari Putin përpiqet hapur që këto vend t’i largojë nga rruga për në BE”, shkruan kjo revistë duke u thirrur në dokumente të sigurta, Rusia ngjashëm vepron edhe në Bosnjë ku përmes Republika Srpska dëshiron të arrijë ndikim në gjithë vendin, ka thënë ministri gjerman i Bujqësisë i Kristian Schmidt cili kohë më parë ka qëndruar në Serbi.

Kjo, sipas fjalëve të tij rëndon udhën e Serbisë për në BE.