Home LIFESTYLE Gjërat e çuditshme që i bëjnë femrat kur dikush u pëlqen

Gjërat e çuditshme që i bëjnë femrat kur dikush u pëlqen

142
0
SHARE

Hyjnë gjatë në Facebook apo në Instagram ▪ Çdo herë kur cingëron celulari, shpreson mos është ai.

Kur dikush u pëlqen, femrat janë të gatshme për çdo gjë. Kjo nënkupton edhe gjëra të çuditshme të cilat i bëjnë, pa marrë parasysh se në ç’moshë janë, transmeton Telegrafi.

Hyjnë gjatë në Facebook apo në Instagram
Nga publikimi i parë deri te i fundit madje disa herë.

Shikojnë në celular tërë ditën
Celularin gjithmonë e mbajnë në dorë, ndërkaq mbushësin në çantë. Çdo herë kur cingëron celulari, shpreson mos është ai.

Planifikon të ardhmen
Me kokë të veten, natyrisht. Mirëpo, imagjinon veten në udhëtime, veshur me fustan nusërie tepër të mrekullueshme, shtëpi me kopsht me ule, me së paku dy fëmijë. Fëmijën e parë do ta dëshironte të jetë vajzë, pastaj tjetrin djalë. Nëse do të jetë vajzë do t’ia vinte emrin…

Vendet në të cilat ai shkon…
…tani janë bërë vende në të cilat shkon tani ti, gjithnjë duke shpresuar se do ta takosh.

Llomotitje lidhur me të
Më nuk të kujtohet se kur për herë të fundit ke bërë bisedë normale me miket për gjërat e tjera.

Miqtë e tij
Nuk i njeh personalisht, mirëpo ua di emrat.

Femrat e tjera
Gjithmonë i shikon cila i ka bërë “like” fotografisë apo publikimit, dhe pastaj shikon profilin e asaj vajze dhe mendon në mos ka pasur diçka me të.