Home Aktuale Gjendje e jashtëzakonshme në Serbi, të paktën 5 viktima (VIDEO)

Gjendje e jashtëzakonshme në Serbi, të paktën 5 viktima (VIDEO)

150
0
SHARE

Në vërshimet të cilat gjatë 24 orëve të fundit e kapluan Serbinë, deri më tani jetën e humbën pesë persona, ndërsa kryeminsitri serb, Aleksandar Vuçiq shpalli gjendje të jashtëzakonshme në tërë vendin.

“Kjo është katastrofa më e madhe që mbahet mend në historinë e Serbisë. Askush nuk mund ta mposhtë ujin dhe zjarrin dhe për këtë arsye më me rëndësi është t’i ruajmë jetët e njerëzve”, theksoi Vuçiq, duke druajtur se numri i viktimave do të rritet.

Probleme më të mëdha vërshimet shkaktojnë në Llazarevc, Obrenovc, Çaçak dhe Valjevë. Për momentin, pa energjie elektrike janë rreth 100.000 amvisëri. ndërsa mbi 600 familje janë evakuuar.

Reshjet e shiut, të cilat disa ditë kapluan Serbinë vazhdimisht tashmë mbi 36 orë, shkaktuan vërshime të cilat deri më tani në 18 komuna në pjesën qendrore dhe perëndimroe të vendit shkaktuan kaos të vërtetë, duke rrënuar ura dhe duke dëmtuar infrastrukturën.

Shkollat në Beograd dhe në të gjitha vendet e vërshuara sot dhe nesër janë të mbyllura, ndërsa minsitris serbe e Arsimit kërkoi të shtyhen të gjitha aktivitetet jashtëshkollore në vend për shkak të arsyeve të sigurisë./Lugina Press/