Home LAJME Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni

Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni

123
0
SHARE

Guvernatori i shtetit amerikan, Kaliforni, Jerry Brown, mbrëmë vonë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pasi më tepër se 20 zjarre të mëdha e kanë përfshirë pjesën veriore.

Brown tha se thatësitë e gjata dhe moti ekstrem kanë krijuar kushte për përhapjen e zjarreve.

Vlerësohet se afro 8 mijë zjarrfikës po përpiqen t’i ndalin zjarret.

Zyrtarët thanë se një zjarrfikës është vrarë dje duke u ballafaquar me zjarrin në pjesën verilindore të Kalifornisë.

“Kjo është një ngjarje e paprecedente e zjarrit që po ndodh në malet në gjithë Kaliforninë”, tha një zyrtar i zjarrfikësve amerikanë, duke iu referuar një zjarri në veri të San Franciskos, që nuk është nën kontroll.

Nga zjarret, afro 650 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.