Home Aktuale Gjatë një viti në Preshevë kanë hyrë 102,000 emigrantë

Gjatë një viti në Preshevë kanë hyrë 102,000 emigrantë

117
0
SHARE

Gjatë një viti në Preshevë  kanë hyrë 102,000 emigrantë, të cilët shumica prej tyre janë stacionuar në qendrën e pranimit në stacionin hekurudhorë. Gjatë vizitës së sotme të autoriteteve qeveritare , me rastin e një vjetorit të hapjes së qendrës së pranimit. Në qendrën e pranimit në Preshevë për momentin janë vetëm 13 emigrantë nga Siria dhe Afganistani.

Anëtarët e grupit punues për zgjidhjen e problemit të kanaleve të ndryshme të emigrantëve. ministri i policisë Nebojsha Stefanoviç , ministri për punë dhe mirëqenies sociale Aleksandër Vulin dhe ministri i shëndetësisë Zlatibor Lonçar , kanë vlerësuar se në Preshevë edhe më tej arrijnë emigrantë të cilët për mes rrugëve të ndryshme  kalojnë në Ballkanin perëndimorë , duke potencuar se në Preshevë nga fillimi i vitit janë regjistruar 102,000 emigrantë të cilët kanë kaluar nëpër Serbi. Ata me rastin e shënimit të 1 vjetorit të hapjes së qendrës për pranim të refugjatëve në Preshevë, kanë thënë se Serbi do të bëjë gjithçka që të parandalojë hyrjet ilegale , të mbrojë qytetarët e vet , por edhe emigrantëve t’iu sigurojë tretman të mirë human.

kampi-11

Ministri Vulik ka theksuar që Serbia nuk do të lejojë që të bëhet teritor , ku do të grumbullohen emigrantët për shkak se të tjerët kanë mbyllur kufijtë.

Ndërkaq ministri i policisë Nebojsha Stefanoviç gjithashtu ka vlerësuar se prej fillimit të Pranverës ka ardh deri tek rritja e emigrantëve .Ai si rast t veçantë ka përmendur trafikimin e emigrantëve dhe ka paralajmëruar ” betejë të ashpër kundër grupeve të vogla dhe atyre organizative të trafikantëve.

1_1441203342-6775453

Kemi formuar grup të veçantë kundër trafikimit të njerëzve dhe Serbia do të jetë vend i sigurt. Gjithashtu për këtë problem duhet të bisedojmë më të gjithë partnerët tanë në Evropë , sepse Serbia nuk guxon që të mbetet vet në zgjidhjen e këtyre problemeve , ka thënë ministri Stefanoviç.

E ministri i shëndetësisë Zlatibor Lonçar , ka theksuar se emigrantët në të gjitha qendrat e pranimit kanë patur trajtim  dinjitoz dhe kujdes të mirë shëndetësor.

Sipas vlerësimit të ministrave në tre muajt e fundit emigrantët kryesisht arrijnë për mes Bulgarisë. Në qendrën e pranimit në Preshevë për momentin janë vetëm 13 emigrantë nga Siria dhe Afganistani.