Home SPORT Gjashtë ndeshje, zero gola – a do ta ndalë Simeone përsëri Messin?

Gjashtë ndeshje, zero gola – a do ta ndalë Simeone përsëri Messin?

603
0
SHARE

Si mund ta ndalni lojtarin e dytë më të mirë në botë Lionel Messin? Trajnerët anë e mbanë botës janë munduar në shumë mënyra për ta ndalur argjentinasin brilant, por shumë pak prej tyre ia kanë arritur këtij qëllimi. Ta ndalësh njeriun që i ka fituar katër Topa të Artë është pothuajse e pamundur, mirëpo një njeri e ka bërë këtë gjashtë herë radhazi.

Shumë mund të thonë se Diego Simeone ka pasur shumë fat në anën e tij gjatë kësaj kohe, mirëpo rekordi i tij kundër Messit është shumë më shumë se fat dhe qartazi nuk është një koincidencë.

Messi në të kaluarën e ka shkatërruar Ateltcion për shumë vite, duke i shënuar 20 gola në 14 ndeshjet e parë kundër tyre. Mirëpo, prej se Simeone erdhi në krye të Atleticos, Messi është gjendur në pozitë të vështirë dhe nuk ka arritur të shënojë gol në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Rojiblancos, më saktësisht që 431 minuta.

Çfarë mendoni ju lexues të nderuar, a do ta ndalet Messi edhe sonte apo do të shpërthejë me gola?