Home Aktuale Gjakovarët fillojnë protestën kundër Jabllanoviqit (Foto)

Gjakovarët fillojnë protestën kundër Jabllanoviqit (Foto)

138
0
SHARE

Një numër i madh i qytetarëve të komunës së Gjakovës  janë mbledhur në parkun e qytetit të  për të protestuar kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq.

Ata në duar  po bartin pankarta me mbishkrime “Lista Srbska shporru”, “O me popullin o me Jabllanoviqin, “Jemi kundër fashizmit” dhe shumë mbishkrime tjera.

Turma është duke vazhduar në rrugët e qytetit, ndërkohë në mesin e protestuesve janë edhe ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arberie Nagafci dhe përfaqësues të tjerë politike e institucional.