Home SPORT Gerrard, gati rinovimi me Liverpool-in

Gerrard, gati rinovimi me Liverpool-in

213
0
SHARE

Kapiteni i Liverpoolit, Stiven Gerrard, do të jetë pjesë e klubit anglez përtej verës së vitit 2015, kur edhe i skadon kontrata. 33-vjeçari sipas mediave angleze, mbetet në planet e trajnerit Brendan Rodgers për të adhmen. Pavarësisht gabimit në rastin e golit të parë në humbjen 0-2 ndaj Chelsea, sipas Rodgers perofrmancat e Gerard gjatë sezonit e kanë dhënë kontribut të madh në ngjitjen e Liverpoolit në krye të Premier League, si një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion.

“Steven është një nga ata lojtarë që do të nënshkruajnë një kontratë të re në verë. Unë besoj se Gerard do të luajë me në përtej 2015. Ai është një futbollist që i ka treguar vlerat e tij edhe në sezonin që po mbyllim. Në verë ai do të jetë 34-vjeç, dhe unë mendoj se ai të do të jetë pjesë kyçe e jona për të ardhmen. Inteligjenca e tij në futboll është unike dhe ai po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Për asnjë kapiten nuk ka shkëlqyer si Gerard, ndaj unë dëshiroj që ai të vazhdojë. Shumë klube madje të mëdhenj, e kanë të vështirë të zgjasin kontratat me futbollisëtt të kësaj moshe, por Stiven ka shumë për të dhënë dhe unë jam i lumtur që do ta kem në krah.”

Stiven Gerard e ka nisur karrierën në skuadrën e parë të Liverpoolit në vitin 1998 dhe gjatë 16 viteve në A”nfiel Road” ka zhvilluar 472 ndeshje duke realiuzar 111 gola.