Home Aktuale Gazetari nga Bujanoci emërohet përfaqësues diplomatik në Bern të Zvicrës

Gazetari nga Bujanoci emërohet përfaqësues diplomatik në Bern të Zvicrës

952
0
SHARE

Valon Gashin nga fshati Turi i  komunës së Bujanocit   është emëruar këshilltar i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bern të Zvicrës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.
„ Berna është qyteti ku tashmë i shërbej vendit tim. Një stacion i ri shërbimi për Atdheun tim.
Ditë të reja, sfida të reja. I vetmi mbetet preokupimi për shtetin dhe njerëzit e kombit tim „ ka shkruar Gashi duke i’a bashkangjitur tekstit një foto me Ambasadorin shqiptar në Zvicër,  Ilir Gjoni.

Valon  Gashi fillimisht punoi si gazetar në Radio Televizionin Bujanoci(RTB)në Bujanoc,  ndërkaq  me  vite të tëra ka punuar në televizionin kombëtar, Top-Channel në Tiranë.

Valoni Gashi me profesion është master i diplomuar në gazetari. Gashi është dhe kryetar i Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës(UGLP)si dhe anëtar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë(UGSH)në Tiranë ku dha një kontribut të madhë duke lidhur kështu gazetarët shqiptarë të Luginës me ata të Shqipërisë.

Gashi rrjedh nga një familje intelektuale.Babai i tij Hebibi ishte mësues i cili dha një kontribut të çmueshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë.