Home Aktuale Gazetari Baki Rexhepi boton librin “Kronika nga Lugina ”

Gazetari Baki Rexhepi boton librin “Kronika nga Lugina ”

127
0
SHARE

“Kronika nga Lugina” është libri  i parë i realizuar i gazetarit Baki Rexepi pas njëzet e pesë vitesh  karrierë gazetareske e hulumtuese dhe pikënisje për fillim të ri në këtë sferë të publicistikës.

Libri në fjalë u botua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë. Ky libër është një përmbledhje kronikash, raportesh e intervistash të realizuara në tri komunat e Luginës, gjatë viteve 1996, 97 dhe 2000 e 2001.

Botimin e librit “Kronika nga Lugina ” të gazetarit Baki Rexhepi e ka bërë të ditur vet autori në një postim  në profilin e tij në facebook.

Më poshtë mund mund të lexoni postimin e plotë:

Miq të dashur “Kronika nga Lugina” është libri im i parë i cili u botua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë. Ky libër është një përmbledhje kronikash, raportesh e intervistash të realizuara në tri komunat e Luginës, gjatë viteve 1996, 97 dhe 2000 e 2001.
Të gjitha ngjarjet, takimet, vendimet, aksionet, veprimet, të paraqitura në “Kronika nga Lugina”, janë raportuar në kohë reale, në Radio Televizionin “Zëri i Kumanovës”, në MTV 2 – redaksia në Gjuhën Shqipe, në BBC seksioni shqip, në Radio dhe Televizionin e Kosovës e në Kosovapress. Në libër janë autentike ngjarjet e para luftës, gjatë luftës , paraqitja e UÇPMB-së, marrëveshjet, tradhtia e madhe e vrasjes së kryenegociatorit të delegacionit shqiptarë dhe zhvillimet e pas luftës.
Për përkrahje të pakursyer e falënderoi familjen time të ngushtë! Falënderoi të gjithë personalitet që përfshihen në libër për bashkëpunimin e sinqertë.
Ky libër vjen në 25 vjetorin e karrierës sime gazetareske! Lexim të këndshëm…

 

Kush është Baki Rexhepi?

Baki Rexhepi , ka lindur me 19 maj 1970 në fshatin Depcë (Mëhalla Lafet) të komunës së Preshevës. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka përfunduar në Presheve, ndërsa studimet universitare në Prishtine, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Seksioni i Fizikes. Në Beograd ka përfunduar Masterin për Ekonomi (Ekonomi Afariste dhe Ndërmarrësi) si dhe studimet e Doktoraturës, në drejtimin e Ekonomisë (Menaxhment dhe Biznes). Në vitin 1996 nis punën e gazetarit, fillimisht në RTV “Zëri i Kumanovës”, korrespondent nga Presheva, për të vazhduar më pas, në fund të vitit 1999 në Redaksinë e Televizionit Publik të Maqedonisë në Gjuhën Shqipe, korrespondent në Radio Televizionin e Kosovës, bashkëpunëtorë i BBC – seksioni Shqip, korrespondent i Agjencisë së lajmeve Kosovapress, bashkëpunëtore i BIRN-it dhe shumë medieve me karakter rajonal dhe ndërkombëtare. Ka përfunduar disa shkolla të gazetarisë, siç janë “Shkolla Norvegjezo-Daneze”, “Raportimi Amerikan”, “Shkrimet Angleze” si dhe ka vijuar dhjetëra seminare që kanë të bëjnë me profesionalizimin gazetaresk. Në Den Hagen në Holandë, në selinë e ICTY, ka ndjekur seminarin e organizuar nga OSBE dhe BIRN e të sponsorizuar nga Ambasada e Britanisë se Madhe në Beograd, rreth “Raportimit mbi kriminelet e luftërave dhe krimin e organizuar ne përgjithësuesi”. Ka ndjekur ngjarjet më të rëndësishme me karakter historik në të cilat është vendos për çështjen kombëtare shqiptare, qoftë në rajon e edhe në vendet e Bashkimit Europian. Ka marrë disa mirënjohje për punën e vete, është sponsoruar nga Ambasada e ShBA-ve në Beograd për pjesëmarrje në Programin IVLP të Departamentit të Shtetit Amerikan. Ishte i ftuar special i Departamentit te Shtetit Amerikan, në program individual për njohje me diversitetin e jetës amerikane. Gjatë qëndrimit në SHBA ka ligjëruar në disa shkolla dhe Universitete, si në IOËA, në San Diego e vende të tjera. Ka qenë i ftuar i disa medieve amerikane, përfshirë edhe “Zërin e Amerikës”, në të cilat ka fol për jetën e shqiptarëve, për padrejtësitë që atyre iu bënë shteti i Serbisë duke i trajtuar si qytetarë të rendit të dytë. Baki Rexhepi është gazetari që në një intervistë ekskluzive të realizuar në dhjetor të vitit 2007, me ambasadorin amerikan në Beograd, shkëlqesinë e tij zotin Majkëll Polt, për herë të parë publikisht është dhënë lajmi për mundësinë e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në gjysmën e parë të vitit 2008. Shkrimet e Baki Rexhepit, kryesisht pasqyrojnë nivelin e të drejtave te shqiptareve ne Luginën e Preshevës. Gjate periudhës se luftës se armatosur në mes të forcave serbe të sigurisë dhe pjesëtareve të UÇPMB-se në Luginën e Preshevës, në vitet 2000-2001, ishte ndër gazetarët e pakët shqiptarë që kanë raportuar për mediet e ndryshme me qëllim të thyerjes se territ informativ dhe ndikimit për parandalimin e përshkallëzimin e kësaj lufte të shkaktuar nga regjimi i Millosheviqit. Disa herë është ndaluar dhe maltretuar nga forcat serbe të sigurisë, lidhur me punën që ai benë, në periudha të ndryshme kohore. Është anëtar i disa organizatave rajonale dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetareve, si AGPK në Prishtine, CPJ në Neë York, etj. Është bashkëthemelues i RTV “Spektri” në Bujanoc, dhe kryeredaktorit të këtij mediumi gjatë viteve 2003 – 2009. Në RTV Spektri,për gjashtë vite me radhë ka qenë autorë i emisioneve informative dhe politike, në të cilat është pasqyruar gjendja e shqiptarëve, diskriminimi i vazhdueshëm shtetërorë serb, niveli i organizimit institucional të shqiptarëve dhe proceset e përditshme të menaxhimit të pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc, të cilat udhëhiqen nga shqiptarët. Baki Rexhepi është kryeredaktor i parë i gazetës së vetme të shkruar në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, “Nacionali” e themeluar nga Këshillit Kombëtarë Shqiptarë. Që nga koha e studimeve themelore në Prishtinë në vitet 1990 – 94, aktivisht është angazhuar në të gjitha përpjekjet studentore e më pas edhe të lëvizjeve kombëtare për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve dhe çlirimin e trojeve etnike nga çdo lloj diskriminimi, okupimi e dhune. Baki Rexhepi, është profesor i Fizikës dhe punon në Shkollën e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Profesor ligjërues për disa lëndë të Ekonomisë në Degën e Kolegjit Universitarë AAB në Ferizaj. Ka botuar dhjetëra punime shkencore në gazeta prestigjioze shkencore të rajonit. Është i martuar dhe bashkë me gruan e tre fëmijët, si dhe prindërit e tij, jetojnë në Preshevë. “Kronika nga Lugina” është libri i tij i parë i realizuar pas njëzet e pesë vitesh karrierë gazetareske e hulumtuese dhe pikënisje për fillim të ri në këtë sferë të publicistikës.