Home Aktuale Gazeta amerikane shkrim për Shpend Ahmetin: Kryetari që lufton korrupsionin

Gazeta amerikane shkrim për Shpend Ahmetin: Kryetari që lufton korrupsionin

692
0
SHARE

Gazeta amerikane “Christian Science Monitor” i ka kushtuar një artikull të gjatë, të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ajo shkruan se Ahmeti ka marr lëvdata dhe “kërcënime me vdekje” duke hetuar korrupsionin, duke bërë punësimin transparent e madje edhe duke shitur veturën luksoze të ish kryetarit Isa Mustafa.

Ish kryetari i Prishtinës çdo ditë kishte udhëtuar në punë me veturën e tij luksoze prej 75 mijë eurove. Mirëpo pasi që Shpend Ahmeti u zgjodh kryetar ai e ka hedhur në shitje menjëherë këtë veturë.

Gazeta amerikane poashtu nuk e lë pa përmendur se Shpendi është diplomuar në Harvard dhe se qdo ditë për në punë shkon me autobus. Diqka tjetër që përmend kjo gazetë është edhe ky citat.

“Megjithëse është ende herët për të gjykuar punën e Ahmetit në një vend ku politikanët udhëtojnë me vetura luksoze dhe kanë shtëpi të shtrenjta derisa shëndetësia vuan dhe papunësia është mbi 30 për qind, disa qytetarë ët Prishtinës kanë thënë se Ahmeti u ka dhënë atyre arsyeje për të besuar se ndryshimet janë të mundshme”./Zëri