Home LIFESTYLE Gates rikthehet i pari midis miliarderëve

Gates rikthehet i pari midis miliarderëve

198
0
SHARE

Themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, rikthehet në vendin e parë të listës së njerëzve më të pasur të botës, të paktën në publikimin e përvitshëm të “Forbes” mbi miliarderët më të mëdhenj të botës.

Pasuria e Gates në vitin 2013 u llogarit në 76 miliardë dollarë (67 miliardë euro) .

Rritja e pasurisë së Gates gjatë vitit të lënë pas spostoi në vendin e dytë të renditjes manjatin meksikan të telekomunikacionit, Carlos Slim.

Në total, gjatë vitit të shkuar u llogaritën 1 645 miliarderë në të gjithë botën.

Ndërsa në 2012-n “mjaftonin” 23 miliardë dollarë për të qenë midis 20 njerëzve më të pasur të planetit, tashmë duhen 31 miliardë për t’u renditur në “top 20”.

Bill Gates kryeson listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur të botës në 15 nga 20 vitet e fundit.

10 njerëzit më të pasur të botë

1. Bill Gates 76 mld $ Microsoft, softëare
2. Carlos Slim 72 mld $ Telekomunikacion
3. Amancio Ortega 64 mld $ Zara, modë
4. Warren Buffet 58,2 mld $ Investime
5. Larry Ellison 48 mld $ Oracle, softëare
6. Charles Koch 40 mld $ Industritë Koch
6. David Koch 40 mld $ Industritë Koch
8. Sheldon Adelson 38 mld $ Las Vegas Sands, kazino
9. Christy Walton 36,7 mld $ Wal-Mart, financë
10. Jim Walton 34,7 mld $ Wal-Mart, financë

LEAVE A REPLY