Home SPORT Garcia: Lufta e hapur, mund ta arrijmë Juven

Garcia: Lufta e hapur, mund ta arrijmë Juven

740
0
SHARE

Barazimi me Interin nuk e ka shuar optimizmin në kampin verdhekuq për objektivin titull me teknikun e Romës, Rudi Garcia që insiston se lufta me Juventusin mbetet e hapur, pavarësisht hendekut të madh mes dy skuadrave që reflektohet në tabelë.

“Asgjë nuk ka mbaruar. Janë ende shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit, kështu që do të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Për takimin me Interin mund të them se jam i kënaqur, ndonëse kundërshtarët tanë ishin më mirë në 30 minutat e para. Nuk mundëm të fitonim, por të paktën shpëtuam pa u mundur”.

Një episod aspak i këndshëm ndodhi në pjesën e dytë, kur De Rossi goditi në fytyrë Icardin. Incidenti i shpëtoi syve të gjyqtarit, ndërkohë që tekniku francez refuzoi të komentojë.

“Me De Rossin nuk kam biseduar. A duhet të shqetësohem nga provat filmike? Për mendimin tim nuk besoj se rrezikon ndonjë gjë”.

Nga kampi zikaltër, Mazzarri përgëzoi djemtë e tij për barazimin me Romën, duke thënë se verdhekuqtë bashkë me Juventusin janë dy prej skuadrave më forta kur bëhet fjalë për takimet në transfertë. Për teknikun e Interit, fakti që skuadra e tij arriti të ndalë Romën në Olimpico është një dëshmi e qartë e pjekurisë, ndërkohë që vlerësime dha edhe për Guarin. Për mesfushorin kolumbian, Mazzarri deklaroi se ai shpesh jep kontribut të madh për ekipin me pasime decizive dhe pa dyshim që këtë sezon është përmirësuar ndjeshëm.

LEAVE A REPLY