Home LAJME Gara automobilistike më 1 qershor mbyll për 6 orë rrugën “B” të...

Gara automobilistike më 1 qershor mbyll për 6 orë rrugën “B” të kryeqytetit

147
0
SHARE

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Komunës së Prishtinës njofton se më 1 qershor, nga ora 10:00 deri në ora 16:00, në rrugën “B” do të mbahet gara automobilistike, e organizuar nga A.M.K.K. “Prishtina Racing Team”.

Gara fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “B”, duke lënë të lirë rrethrrotullimin, kalon nëpër kryqëzimin e rrugës “Hyzri Talla” me rrugën “B”, vazhdon deri në fund të rrugës “B”, dhe me kthim gjysmërrethor vazhdon të njëjtin itinerar, thuhet në njoftim. /Indeksonline/