Home Aktuale Ganimete Musliu i lutet Zotit: Më ruaj nga euforia e famës

Ganimete Musliu i lutet Zotit: Më ruaj nga euforia e famës

168
0
SHARE

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musli ka frikë se po bëhet shumë e famshme dhe se kjo do të ndikoj negativisht në karakterin e saj dhe raportet me njerëz.

Ajo i është lutur Zotit që ta ruaj nga euforia e famës, mendjemadhësia dhe nga lumturia e momentit.

“…do ti lutem zotit vetëm për një gjë: Te ma shtoj dashurinë ndaj vendit tim. Te më ruaj nga mendjemadhësia dhe euforia e famës dhe suksesit dhe nga lumturia e momentit”, shkruan Musliu në facebook.

Ganimete Musliu, që njihet edhe për tentativën për ti gjuajtur me këpucë deputetët e Vetëvendosjes, i lutet Zotit edhe të ta ndihmoj që mos ti zhgënjej të gjithë njerëz e duanë, i besojnë, e përkrahin dhe e vlerësojnë.

Lexojeni të plotë postimin:

“Sot është ditë e diel data 23 shkurt 2014, dhe jo vetëm kaq. Unë sot kam ditëlindjen dhe mbush 35 vjet.

35 vjet as pak të lehta dhe thënë te drejtën më shumë sfida e përipeci. Me pak shkelqim dhe me momente jo të shpeshta gezimi.

Më shumë mund e shumë sakrificë. Por me plot krenari, mirënjohje e dashuri.

Sot pas shumë qaste feste në këtë moment jam vetëm por kurrsesi nuk ndihem e vetmuar. Sot ndihem më e plotësuar se kurr më parë në jetë e mbi te gjitha ndihem fituese ndaj sfidave qe mi ofroj jeta.

Për këtë falenderoj Zotin qe më bëri të jem kjo qe unë jam. Falendëroj motrat e mija pa të cilat nuk mund ta mendoj dhe as imagjinoj jetën time. Falendëroj vëllaun tim dhe të gjtha mbesat dhe niperit e mij të cilët mbushin çdo sekond të jetës time.

Falenderoj mikeshat dhe miqt e mij nga të gjitha etapat e zhvillimit tim përkujdesin ndaj meje e veqmas sot që me urimet e tyre ma forcuan ndjenjën e vetëbesimit, ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjën e krenarisë. E si mos të ndjehem e lumtur e krenare kur kam kaq shumë njerëz qe me duan, me besojnë dhe me vlersojnë. Me duan pa asnje kompenzim dhe parakusht. Me duan thjeshtë për këtë qe jam.

Prandaj me tere forcen time them se ndjehem e bekuar sot.

Në momente te tilla është e pa mundur që në mëndje mos te vijnë edhe shumë dëshira por unë sot do ti lutem zotit vetëm për një gjë:

Te ma shtoj dashurinë ndaj vëndit tim. Te më ruaj nga mendjemadhesia dhe euforia e famës dhe sukseit dhe nga lumturia e momentit.

I lutem zotit qe të me ndihmoj që mos ti zhgenjej te gjithë këta njerëz që me duan me bësojne, me përkrahin dhe me vlërsojne per kete qe jam.

JENI THESAR PER MUA, JAM ME FAT QË JU KAM”

LEAVE A REPLY