CNN kishte publikuar një informacion gjatë fundjavës se më 35 mars të vitit 2041, toka do të goditej nga një asteroid dhe do të shkatërrohej.
Mirëpo ky lajm ka dalur të jetë i pavërtetë dhe i pa konfirmuar nga NASA.
Në reagimin e CNN në lidhje me këtë rast, thuhet se “NASA e ka konfirmuar nëpërmjet emailit se kjo storie ka qenë false”.
Lajmi që ishte publikuar në iReport, është hequr nga CNN.
Tani mediat botërore kanë hedhur debatin në lidhje me atë se si një nga mediat më të fuqishme në botë, ka plasuar një informacion të tillë.