Juventusi i ka shënuar shtatë gola në portën e Parmas, në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A që u zhvillua në Torino.
Kampioni ishte tepër i fuqishëm për kundërshtarin në pjesën e parë, në të cilën shënoi tre gola.
Topin e goditur nga Pogba, Mirante e dërgoi në drejtim të Fernando Llorentes, i cili e hapi takimin (23’).
Stephan Lichtsteiner dërgoi një raketë nga rreth 23 metra, të cilën nuk mund ta ndalte portieri mysafir (29’).
Në pjesën e parë, erdhi edhe goli i dytë personal i Llorentes (36’), derisa Lichtsteiner ishte asistues.
Pesë minuta brenda pjesës së dytë, Carlos Tevez u regjistrua në listën e golashënuesve me një solo aksion (50’).
Një tjetër goditje të Pogbas, nuk arriti ta ndalte si duhej Mirante dhe topin e kthyer, Carlos Tevez e futi në rrjet (58’).
Alvaro Moratas iu deshën pesë minuta pas inkuadrimit në lojë që të shënonte për setin e parë (76’).
Sulmuesi spanjoll realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 86-të falë harkimit të Lichtsteiner.
Juventusi numëron 28 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë se Roma që këtë javë luan kundër Torinos.