Home Aktuale Futbollisti që asnjëherë nuk iu nda Shqiptarisë

Futbollisti që asnjëherë nuk iu nda Shqiptarisë

127
0
SHARE

Jeton Jakupi një futbollist profesional nga Tërnoci i Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Zvicër asnjëher nuk u nda nga futbolli. Fillimisht ka luajtur në KF”TërnocI” nga Tërnoci i Bujanocit, pastaj në Klubet Kosovare, në klubet e Shqipërisë dhe së fundmi në klubet Zvicerrane por asnjëher nuk u nda nga ngjyrat Kuq e Zi.

12319205_798048453656438_358936296_n

Lugina Press: Kur keni filluar të mirreni me futboll?
Jeton Jakupi : Me futboll kam filluar qyshë në moshën 7 vjeçare. Në shkollën e futbollit të Kf “Ternoci”, talentin tim peë një futbollist e zbuloi i ndjeri Rexhep Adili që ishte trener i klubit. Ai me motivoi që mos të e ndërprej futbollin asnjëher dhe të vazhdoj të mirem gjithherë me futboll.
Lugina Press : Keni luajtur edhe në Kosovë, si shkuat atje, dhe për kend keni luajtur?
Jeton Jakupi: Pasi pa talentin tim treneri Rexhep Adili, vendosi të më transferoj në klubet Kosovare, në fillim më dergoi që të luaj për KF “Drita” të Gjilanit, pastaj kam luajtur edhe për Kf “Gjilani 95” , në të dy klubet gjilanase kam luajtur dhe kam dhënë kontributin tim. Pastaj pas një kohe me kërkes të klubit Prishtinas KF “Flamurtari” , vendosa të shkoj atje të luaj. Në KF “Flamurtari” të Prishtinës kam luajtur 4 vite dhe jam ndier tepër i kënaqur me këtë klub.

flamurtari
Lugina Press: Keni luajtur edhe në Shqipëri, a mund të na tregoni më konkretisht?
Jeton Jakupi: Po në Shqipëri u transferova me kërkesë n e disa menagjerëve të futbollit, dhe u vendosa që të luaj për KF “Teuta” nga Durrësi, ishte një mikëpritje tepër e mirë që ma bënë ata, edhe pse ishte në fillim vështirë sepse vend i panjohur dhe me njerëz të rinjë, por fale mikëpritjes së tyre, u ambientova shume mirë atje.

12309007_798048483656435_1300411621_n

Lugina Press: Çka do të thot futbolli për ty?
Jeton Jakupi: Futbolii për mua do të thotë gjithçka, piknisja e parë në jetën time. E kam dashur qysh prej fëmijërisë dhe nuk e mendoj veten pa futbollin, aty e gjejë dashurinë e gjejë qetesinë shpirtërore prandaj është gjithëka për mua.
Lugina Press: Në Zvicër në cilët klube keni luajtur?
Jeton Jakupi: Në fillim kam luajtur për FC “Red Star” , pastaj në FC “Tugen” , dhe në fund për FC “Kosova” e Zurichut, ku në këtë klub luaj që 6 vite.

12305512_798048523656431_727884875_n
Lugina Press: Pse luani në FC” Kosova”?
Jeton Jakupi: Në FC “Kosova” luaj se është njëri ndër Klubet më të organizuara në Zvicër, njëherit edhe me të diciplinuar. Kjo më ka bërë më së shumti të jem këtu, por edhe nga fakti se shumica jemi shqiptarë dhe mbroj ngjyrat Kuq e Zi në një shtet të Europës ku jemi në konkurrencë me shtetas të huaj. Është krenari e madhe për mua që në mes të Europës ti barti ngjyrat e kombit tim Kuq e Zi dhe me mbishkrimin Kosova, është një ndjenjë e papërshkruar se si e ndjen vetën njeriu në fush të futbollit kur je duke luajtur me shtetas Europian.
Lugina Press: Çka mendoni për futbollin shqiptar?
Jeton Jakupi: Po futbolli shqiptar mund të them se ka rritje të cilsisë dhe fakti tregon edhe kualifikimi i shqiprisë për Franca 2016.
Lugina Press: Çka keni për ti porositur futbollistët e rinjë?
Jeton Jakupi: Të rinjët i kisha porositur që të mirren me sport sepse vetëm me sport mundemi të bëjmë ndryshime të mëdha si në vete por ashtu edhe për kombin tonë./Lugina Press/