Home Aktuale Futbollisti Preshevar Labinot Jashari shpallet golashënuesi më i mirë

Futbollisti Preshevar Labinot Jashari shpallet golashënuesi më i mirë

294
0
SHARE

Futbollisti Preshevar  Labinot  Jashari   është shpallur   golashënuesi më i mirë në ndeshjet miqësore në futboll që janë zhvilluar gjatë  të shtunës dhe të dielës në Novi Pazar.

Në organizim të  Klubit Sportiv 99  në  Novi Pazar   të shtunën dhe të dielën   janë zhvilluar ndeshje miqësore në futboll.  Në këto  ndeshje ka marrë pjesë edhe KF”Lugina” nga Lugina.

Me këtë rast Labinot Jashari nga fshati Miratoc i komunës së Preshevës është shpallur golashënuesi më i mirë.

12  vjeçari Labinot  Jashari  është një futbollist  i dalluar në Klubin  Futbollistik”Lugina”. Vitin  e kaluar   ai i kaloi  3 teste  në U11  Të Serbisë.

Djaloshi nga Miratoca e  Labinot Jashari këto teste i kaloi me sukses  me aftësitë e tij të një futbollisti të talentuar që ka vijuar trajnimet në shkollën e futbollit “Lugina”.

Dëshira e tij është që një ditë të luaj në nivelet më të lartë të futbollit ndërkombëtarë  duke marr mbështetje dhe kurajo nga prindërit./Lugina Press/