Home SPORT Futbollistët e Atleticos priten si heronj në Madrid (FOTO)

Futbollistët e Atleticos priten si heronj në Madrid (FOTO)

122
0
SHARE

Futbollistët e Atletico Madridit janë pritur si heronj nga tifozët e tyre. Atletico u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Chelseas me rezultat 3:1.

Skuadra e Atletico Madridit siguroi kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve pas fitores 1:3 në Stemford Bridge ndaj Chelseas.

Përveç përkrahjes që pati në Londër, futbollistët e Atletico Madridit janë pritur si heronj nga tifozët e tyre, pas rikthimit në Madrid.

Skuadra e Diego Simeones në finale të kësaj gare, e cila do të zhvillohet me 24 maj në Lisbon, do të përballet me rivalin e qytetit, Real Madrid.