Home Aktuale Fundjava me reshje shiu

Fundjava me reshje shiu

143
0
SHARE

Instituti Hidrometeorologjik i Lugines dhe Kosovës për sot parasheh të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin në mes 14C-16C, kurse më e larta e ditës do të arrijë në 30C. Do të fryj erë nga veriperëndimi me shpejtuesi 1-4m/s.

Nga dita e premte, në pjesën e dytë të ditës pritet të kemi mot me vranësira të dendura të cilat do të sjellin edhe reshje shiu të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 14C e 16C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 28C.

1KOHA

Ditëve të këtij vikendi do të kemi mot me më pak orë me diell dhe me vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh .Vlerat e temperaturave si ato të minimaleve po ashtu edhe të atyre maksimaleve nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha, nga 14C në 27C-28C. Do të fryj erë drejtimesh të ndryshme herë-herë me vrull./LuginaPress/