Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini ka marrë ftesë nga Policia e Serbisë që të paraqitet në bisedë informative .
Në ftesë thuhet se ,biseda ka për qëllim grumbullimin e informacioneve “për shkak të veprës penale nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare si dhe intolerancë sipas nenin 317/1 të Ligjit Penal të Republikës së Serbisë.
Sipas ftesës të cilën e ka bërë publike në rrejtin e tij social në facebook Hajredini, ai nesër më datën 26.11.2014 ditë (e mërkurë) në orën 12:00, duhet të paraqitet në Policinë e Vranjës,
Policia ka paralajmëruar veteranin e UÇPMB-së, se në rast të mos përgjigjes së tij ndaj ftesës, ai do të sillet me forcë.
Nazmi Hajredini Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, ishte arrestuar edhe më parë nga forcat e xhandarmërisë serbe. Hajredini nga viti 2008 kishte vuajtur dënimin më shumë se katër vite./Lugina Press/