Home Aktuale Ftesë Publike për bizneset nga komuna e Bujanocit

Ftesë Publike për bizneset nga komuna e Bujanocit

8
0
SHARE

Komuna e Bujanocit, Ministria e Ekonomisë e R. së Serbisë dhe Trupi Koordinues organizojnë vizitën e ministrit të ekonomisë, Zheljko Sertiq, më 13 shkurt 2015, në Bujanoc.

Duke marrë parasysh rëndësinë e zhvillimit ekonomik për qytetarët e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Ju ftojmë në takim pune me ministrin Sertiq dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Trupit koordinues, Odës Ekonomike dhe pushtetit lokal.

Në këtë takim, pjesëmarës do të jenë edhe kryeshefi i rrethit Administrativ të Pçinjës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike, kryetarët e komunave Bujanoc, Preshevë, Medvegjë dhe përfaqësuesit e zyrave për zhvillim ekonomik lokal të të trija komunave.

Takimi do të mbahet prej orës 14:30 deri në 16:00, në sallën e kuvendit komunal të Bujanocit, Sheshi Karagjorgje Petroviq p.n., në Bujanoc.

Pjesëmarrja e juaj është e rëndësisë së madhe për definimin e prioritetve të zhvillimit ekonomik të komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës si dhe një rastë shumë i volitshëm që bizneset lokale t’i paraqesin problemet, pengesat si dhe planet dhe projektet e veta për realizim në këto tri komuna, në konsultim me të pranishmit e lartëpërmendur.

Bujanoc, 10 shkurt 2015

Komuna e Bujanocit
Kabineti i kryetarit Dr.Nagip Arifi