Home Aktuale Fondacioni”Firdeus”nga Shqipëria, përmes Sh”Dituria”dërgon 50 ton miell në Luginën e Preshevës

Fondacioni”Firdeus”nga Shqipëria, përmes Sh”Dituria”dërgon 50 ton miell në Luginën e Preshevës

332
0
SHARE

Fondacioni”FIRDEVS” i hoxhës Elvis Naçit nga Tirana ka ndihmuar luginën e Prshevës me një donacion prej 50 ton miell, këtë donacion e  ka ndarë përmes Shoqatës Kulturore “Dituria” nga Presheva.

Kështu ka njoftuar, Kryetari i Shoqatës Kulturore „Dituria“ Nexhmedin Ademi  në rrjetin e ti social facebook.

 Sot po bëhet shpërndarja e miellit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, donacion nga fondacioni „FIRDEVS“ i hoxhë Elvis Naçit në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore „Dituria“  ka shkruar mes tjerash Ademi, raporton Lugina Press.

Ne vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Kryetarit  të  Shoqatës Kulturore „Dituria“ Nexhmedin Ademi:

Me Bismil – lah.
Sot filluam me shperndarjen e miellit donacion nga fondacioni “FIRDEVS” i hoxhë Elvis Naçit në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Dituria”. Donacioni kap sasinë prej 50 ton miell (pesëdhjet mijë kilogram miell).
Ndihma është kontribut në kuadër të aksionit ndihmë: “Shqiptarët për shqiptarët”.
Në emër të qytetarëve të Luginës faliminderit për solidaritetin e treguar nga fondacioni “FIRDEVS”, në këtë situat të vështirë.
LUGINA NUK HARRON
Distribuimi do të bëhet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Faliminderit gjithë aktivistëve për mobilizimin.
Faliminderit firmës Keramike të pronarit Samet Fejzullahut nga fsh. Corroticë për ndihmën e ofruar.
Faliminderit bashkëpunëtorëve që po na mbështetin në realizimin e këtij aktiviteti madhor.
Së bashku ia dalim….

E Elvis Naçi në facebook  ka shkruar:

LAJM MADHESHTOR! LUGINE JEMI ME JU! LUGINE NUK JU HARROJME!
Sot jam i gëzuar, zemra mal, sepse pas shumë pëpjekjeve arritëm të cojmë 50 ton ushqime në Luginën e Preshevës. Do të jemi në Preshevë, Medvegjë, Bujanovcë.
Sa shumë lutje e falenderime na keni çuar, por ne sot jemi të gëzuar se konkretizuam sakrificat për t’i dërguar ndihmat tek shqiptarët tanë.
TE NDARE NE TROJE NE ZEMER NJE!
Lusim Zotin t’i shpërblejë të gjitha ata që mundësuan këtë mision për të gëzuar çdo familje shqiptare.
LUGINE JEMI ME JU! 🇦🇱🇽🇰