Home Aktuale Fondacioni Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) shpërndanë kurbanë edhe në Preshevë e...

Fondacioni Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) shpërndanë kurbanë edhe në Preshevë e Bujanoc

160
0
SHARE

    Përfaqësuesit e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë,  Türkiye Diyanet Vakfı  (TDV) kanë marrë pjesë në therjen dhe  shpërndarjen e kurbaneve në  Preshevë e  Bujanoc, ku janë ndihmuar qindra familje në nevojë.

Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) Türkiye Diyanet Vakfı ka  bërë therjen e kurbanave  për familjet në nevojë edhe në Luginë të  Preshevës.

Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) therjen e kurbanave në Preshevë e Bujanoc  e ka bërë në bashkëpunim me institucionet fetare të cilët veprojnë në këtë rajon duke dhuruar 40 krerë lopë dhe 60 dele.

Njëri nga përfaqësuesit e këtij fondacioni   Shaban Gyngermez (Şaban Güngörmez)  i cili qëndroi në ceremonin e therjes së Kurbanave nga Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBP) e vlerësoi lartë organizimin e këtij intitucioni fetar në Luginë, duke filluar nga përzgjedhja me nder e blerjes së krerëve të lopëve, therja  e tyre në vendin e duhur dhe mënyra e shpërndarjes së mishit të kurbanëve nga ekipi i organizur në nivel të knaqëshëm.

Gyngermez   u shpreh se me rastin e festës së Kurban Bajramit gjenden pranë familjeve që kanë nevojë në shumë shtete të botës, duke përfshirë edhe  Preshevën e Bujanocin.

Nga ana tjetër Bejtullah Bejtullahu kryetar i KBI në Bujanoc pranë BIPBM-së me këtë rast falenderoi  Fondacionin  e  Çështjeve Fetare të Turqisë për kontributin dhe ndihmën që ka ndarë në Luginë të Preshevës e në veçanti për besimin e tyre  ndaj BIPBM-së të cilës i dhuroi 10 krerë lopë dhe 13 dele.

Fondacion i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë sipas mediave turke ka  shpërndarë kurbanë  në 135 shtete të botës./Lugina Press/

 

.