Home Aktuale Fjalimi i Arbër Pajazitit në kuvendin themelues të APN-së në Bujanoc

Fjalimi i Arbër Pajazitit në kuvendin themelues të APN-së në Bujanoc

55
0
SHARE

Të nderuar kuvendarë, i nderuari kryetar i APN-së, z.Arifi, anëtarë të kryesisë, mysafirë të nderuar,
Ju falenderoj për besimin e dhënë, për mundësinë që ma dhatë që unë t’i prij këtij organizimi politik në komunë të Bujanocit. T’ju them të drejtën kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një obligim tejet i vështirë por jo edhe mision i pamundur, në radhë të pare, për të rikthyer shpresën tek popullata e kësaj komune dhe më gjërë.
Kur një vit më parë nisëm t’i vëmë themelet e subjektit tonë politik, këtu në Bujanoc, pati shumë skeptik. Stagnimi shumvjeçar i gjithçkaje që bartë në vete politikbërjen e kishte bërë të veten. Njerëzit kishin humbur besimin si pasojë e status kuosë, e çështë më e keqja, epidemia e tillë kishte goditur posaqërishtë të rinjtë.
Por, kalimi i kohës demantoi shumë nga ata dhe befasoi për të mirë nismëtarët e APN-së së Bujanocit se, megjithatë, ditë të mira po vinë dhe se më në fund po shfaqet një dritë në fund të tunelit.
Për dallim nga herët tjera kur paraqitej ndonjë risi, veçmas politike, njerëzit e kishin kuptuar se atë nuk duhet ta presin vetëm si spektatorë por se duhet të jenë pjesë e saj.
Vjeshta e vitit të cilën gati se po e lëmë pas këtë e vërtetoi më së miri.
Organizimi i zgjedhjeve nëpër nëndegët e vendbanimeve të këtushme shkaktoi jehonë të paparë tek ata të cilët dëshirojnë që të vendosin vet për fatin e tyre dhe të jenë të zotët e ardhmërisë së vet perosnale dhe familjeve të tyre të çmuara.
Interesimi i këtillë, pa kurrfarë imponimi dhe premtimi, nga një grupim politik që nuk është pjesë e pushtetit, që të paktën ka edhe dy vjet e gjysëm deri tek kalendari i rregullt për një garë zgjedhore të nivelit lokal, lenë për të kuptuar se nevoja për ndryshime është më e theksuar se kurrë më parë.
Dhe, ne e themi se ky ndryshim është i pashmangshëm, se ai do të ndodh, hiq më larg se herën e parë që i’a mësyejmë kutive të votimit.
Edhe në profesionin e meteorologve edhe të sizmologëve do të ishte një e panjohur shkencore që “ popllava “ që e përfshin një komunë mos të depërtojë në komunën fqinje.
Dita e diel, ishte një ditë “ D “ për Preshevën. Një ditë që mezi pritej të vinte, nga kush tjetër pos nga vet sovrani.
Kupa e dëshprimit ishte aq e akumuluar, saqë, ajo mezi po prisnte të shpërthente në 38 kuti qelqi anekënd komunës së Preshevës.
Premtimet boshe, shantazhet, skamjen, mjerimin, përçarjen, shpifjen… e çka jo tjetër i ndëshkoi nga një copë letër e mëse 40 % preshevarëve.
Kjo fitore e Preshevës e cila duhet të konsiderohet jo vetëm si e APN-së por si një shpëtim për të gjithë qytetarët e saj duhet të na shërbejë si motiv, edhe për ne këtu në Bujanoc.
Por një gjë duhet ta kemi të qartë. Ky rezultat nuk erdhi brenda natës. Ai ishte produkt i një pune të palodhshme, i një aktiviteti dhe angazhimi maksimal i të gjithë atyre që i’a donin të mirën subjektit e mbi të gjitha vendit të vet.
Të nderuar kuvendarë,
Edhepse jemi nën një kulm, neve në Bujanoc na pret një punë më e vështirë se në Preshevë. Për të fituar luftën politike duhet të ndeshemi në dy beteja.
E para, ndodh që ta na sulmojnë bashkombasit tanë nga subjektet tjera politike, ndaj të cilëve kuptohet se duhet të mbrohemi. Këtë betejë do ta fitojmë shumë lehtë në saje të fuqisë së argumenteve.
Nuk do të jenë në fjalorin tonë shpifjet, etiketimet dhe njollosjet por argumentet dhe vizioni ynë për të ardhmen.
Edhe një vit më parë kemi thenë dhe po e përsërisim edhe sot: I falenderojmë të gjitha gjeneratat, sidomos ato të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar për guximin e treguar, në radhë të pare, për të qenë nismëtarë të organizimeve të pavarura politike në ato kohë të regjimit barabarë të Millosheviqit, për aktivitetet e ndërmarra në kohë lufte e deri në vitet e para pas saj.
Por, lakmia e pushtetit si duket i vërboi pa masë, e padituria për të udhëhequr i largoi nga synimet përparimtare dhe zhvillimore.
Edhe ato ide që vinin nga rinia u dukeshin të panevojshme kurse gjenerata e tillë politike dhe intelektuale u konsiderua e tepërt.
Duke i zbatuar politikat e veta të demoduara na shpien tek një stagnim në shumë sfera, e në disa të tjera madje edhe u kthyem mbrapa. U futëm në një depresion kolektiv.
Kështu që është përgjegjësi dhe barrë e jona ta fitojmë këtë betejë dhe të dalim nga kjo situatë.

Beteja e dytë politike, të nderuar kuvendarë, është ajo më e vështira. Kemi të bëjmë me dikë që në shumë raste na konsideron si armiq dhe nuk na trajton aspak si të barabartë. Ka qenë pikërisht ky rrezik që Këshilli ynë Nismëtar ka vendosur të futet në një ombrellë të përmbashkët me APN-në e assesi të themeloj grupime politike lokale apo të lagjeve, ngase vetëm si organizim rajonal mund të ndeshemi me këto sfida.
Alternativa për Ndryshim si tërësi, ka kuadro, ka udhëheqës, ka vizion dhe ka program se si do ta fitojë edhe këtë betejë vendimtare.
Megjithatë, edhepse në të shumtën e rasteve ndoshta i kanë ndihmuar kësaj gjendjeje, qoftë pa vetëdije qoftë për ndonjë interes të vogël, APN është e hapur për bashkëpunim me secilin anëtarë, aktivist, apo edhe udhëheqës të cilitdo subjekt politik shqiptar, në realizimin e synimeve tona kombëtare.
Kështu që, nga ky vend dua të dërgoj një mesazh tek të gjithë ata që mendojnë ndryshe politikisht, se për secilin kuadro, secilin anëtarë, nga më i thjeshti, për secilën motër dhe vlla tonin, qofshin nga PVD, PDSH, LPD, PD, etj, i kemi dyert e hapura për bashkëpunim.
Pa marrë parasysh se në çfarë partie gravitojnë, sidomos të rinjtë, ata assesi nuk janë armiqët tanë.
Secili nga ata është më i vlefshëm se dikush që na ka luftuar me qindra vjet.
Duhet ta fitojmë medoemos këtë betejë të nisur nga bijtë dhe bijat më të devotshëm të kombit tonë, të cilët nuk hezituan të flijohen pa kursyer asgjë, e ata ishin luftëtarët e UÇPMB-së. Ne u jemi mirënjohës sa këtu e në qiell për guximin e treguar, ndrësa nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se ta vazhdojmë sendërtimin e aspiratave të tyre e që shprehin edhe vullnetin e popullit tonë, përmes rrugëve politike.
Dhe, në këtë drejtim, uniteti politik është i pashmangshëm.

Motra dhe vëllezër, pjesëmarrës të këtij Kuvendi punues zgjedhor,……. Në fillim thashë se në radhë të parë duhet rikthyer shpresën kësaj popullate. Vet ky tubim i yny është në vazhdën e një qëllimi të tillë. Por, me kaq nuk mjafton. Ne sot po kurorzojmë diçka që kemi nisur një vit më parë, dhe këtë me mjaft sukses, por edhe kjo nuk mjafton.
Fillimisht duhet të tregohemi mjaft të përgjegjshëm për detyrat me të cilat jemi ngarkuar, secili prej nesh, duke filluart nga anëtarët e kuvendve nëpër nëndegë. Nga sot jemi të barabartë jo vetëm përbrenda subjektit tonë politik por edhe karshi subjektve tjera politike.
Apeloj që secili të kryej pjesën e vet të detyrës me dinjitet dhe ndershëmri të plotë. Sikur se shkoi ky vit, aq shpejt do të vie edhe dita e ndonjë ballafaqimi zgjedhor. Si subjekt serioz, duhet të jemi të gatshëm edhe për të pritura e aq më shumë për të papritura. Asgjë nuk duhet t’ua lëmë rastit e aq më pak të zihemi në befasi. Kemi përgjegjësi të madhe para vetes e gati aspak privilegje.
Duhet ta dimë se për popullatën tonë ky është ai treni i fundit i shpresës, jo treni që shpie rrugëve të Evropës, por ai që na krijon një jetë më të lumtur në vendlindje.
Lokomotiva e këtij treni jeni gjithë ju, është APN-ja, e Preshevës, e Bujanocit, së shpejti edhe e Medvegjës, APN në tërësi, APN e popullit.
Dua t’ju kursej nga koha për t’i mos i përmendur lëmitë që kërkojnë ndërhyrje urgjente për t’i zgjidhur problemet dhe si mendojmë ne ti trajtojmë, por do ta kemi rastin t’i shtjellojmë edhe ato.
Për fund po’ua them një gjë të sigurt, që besoj do ta kuptojnë të gjithë….: Nga ky çast, Ndryshimi po troket në secilin ambient të komunës së Bujanocit, ai më nuk ndalet deri në finalizimin e tij.
Faliminderit edhe njëherë për besimin e treguar dhe Zoti na ndihmoftë në rrugëtimin tonë!