Home Aktuale Fitore ose barazim– kështu thotë kapiteni

Fitore ose barazim– kështu thotë kapiteni

645
0
SHARE

Kapiteni i Kombëtares së shqiptarëve, Lorik Cana, ka folur për pritshmëri të larta para takimit ndaj Serbisë. Ai e ka bërë të qartë se humbja as që u shkon ndërmend kuqezinjve.

“Është e sigurt që synimi është të arrijmë në një rezultat të mirë që mund të jetë fitore ose barazim. Ne kemi një grup shumë të fortë dhe më të ekuilibruar se të tjerat”.

“Kombëtarja jonë ka treguar një rritje dhe një ecuri shumë të mirë dhe pozitive. Në dy ndeshje katër pikë, me dy ekipe kryesore të grupit. Dhe ne vijmë në gjendje të mirë, pavarësisht rrethanave të grupit”.

“Ne nuk ndikohemi nga mënyra se si ata luajnë. Presim të marrim një rezultat sa më të mirë, për të ecur përpara”, ka deklaruar Cana kapiteni i kombëtares për Top Albania Radion në një lidhje telefonike nga Beogradi

I pyetur nëse i druhen ndonjë incidenti të mundshëm, ndërkohë që Beogradi është blinduar nga masat e sigurisë, ai ka thënë se prania e forcave të rendit është diçka e mirë. Sipas kapitenit, skuadra është e përqendruar te rezultati pavarësisht rrethanave politike.