Home SPORT Fiton Gjermania, Mustafi nuk aktivizohet (VIDEO)

Fiton Gjermania, Mustafi nuk aktivizohet (VIDEO)

150
0
SHARE

Gjermania ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Kilit me rezultat 1:0. Ndërsa, mbrojtësi shqiptarë, Shkodran Mustafi nuk u aktivizua në këtë ndeshje

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Kilit me rezultat 1:0. Gjermanët e nisën mirë takimin duke kaluar në epërsi 1:0, në minutën e 16-të, me golin e Mario Götzes.

Por, edhe pse u zhvilluan edhe 74 minuta të tjerë në këtë përballje gola të tjerë nuk pati më. Ndërsa, mbrojtësi shqiptarë, Shkodran Mustafi nuk u aktivizua fare në këtë ndeshje, edhe pse selektori Johachim Low bëri katër zëvendësime

Mbrojtësi i Sampdorias, i cili ka luajtur për të gjithë grupmoshat e përfaqësues gjermane, duhet të pres ende që të luaj ndeshjen e parë me ekipin A të Gjermanisë.

Zvicra e shqiptarëve barazon me Kroacinë

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen miqësore ndaj Kroacisë 2:2. Për zviceranet dy gola i realizoi Josip Drmic, derisa për kroatët realizator i dyfishët ishte Ivica Olic.

Në këtë ndeshje nga fillimi kanë luajtur Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Që të tre janë zëvendësuar gjatë pjesës së dytë, derisa gjatë kësaj periudhe janë aktivizuar Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi

LEAVE A REPLY