Home Aktuale Fitim Sahiti, zgjidhet kryetar i ri i KBI-së të BIPBM-së në Medvegjë

Fitim Sahiti, zgjidhet kryetar i ri i KBI-së të BIPBM-së në Medvegjë

282
0
SHARE

Dje, në Komunën e Medvegjës, u riorganizua Këshilli i Bashkësisë Islame, ku për kryetar në mandatin pesëvjeçar u zgjodh, Fitim Sahiti.

Në këtë takim me karakter zgjedhor, mori pjesë njeriu i parë i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i shoqëruar nga udhëheqësit e KBI-ve nga Presheva, Granit Kamberi dhe nga Bujanoci, Bejtulla Bejtullahu.

Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm edhe zyrtarët e Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti dhe Leme Xhema.

Udhëheqësia e re e KBI-së nga Medvegja, përshëndet me mirënjohje udhëheqësin e deritashëm të këtij institucioni fetar, Lulzim Sahiti, i cili ndërroi jetë, duke lënë prapa një aktivitet të devotshëm në sferën e veprimtarisë fetare.

Udhëheqësia e KBI-së së Medvegjës për mandatin  4 vjecarë janë:

1.  Fitim Sahiti- kryetar

2.  Ismet kadriu

3.  Esad shahini

4.  Haki Kadriu

5.  Hamit Sahiti

6. Fadil Sahiti

7.  Milazim Selimi

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, përshëndeti riorganizimin e KBI-së në Medvegjë, duke bërë publike se BIPMB, ka marrë vendim, që zgjedhjet e jashtëzakonshme së shpejti do të organizohen edhe në Bujanoc dhe Preshevë, njofton Qendra Informative  pranë BIPBM-së.

20160309_125123