Home Aktuale Fishkëllima, ujë e lotsjellës në Kuvend: Ja reagimi i Jahjagës!

Fishkëllima, ujë e lotsjellës në Kuvend: Ja reagimi i Jahjagës!

644
0
SHARE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar veprimet që shkaktuan ndërprerjen e punës së Kuvendit të Kosovës për të tretën javë me radhë.

Sipas një reagimi nga Zyra e Presidentes, këto veprime të deputetëve të opozitës janë të shëmtuara dhe në kundërshtim me praktikën demokratike dhe sjelljen institucionale të cilën po mëtojmë ta ndërtojmë.

“Presidentja Jahjaga fton deputetët e Kuvendit të Kosovës të distancohen nga dhuna, respektojnë institucionet që janë ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë, përfshirë me sakrificën e tyre personale. Mospajtimet konceptuale dhe politike duhet të diskutohen me forcën e argumentit dhe kulturës parlamentare”, thuhet në reagim.

Më tej shtohet se presidentja Jahjaga thekson se qytetarët e Kosovës presin nga të zgjedhurit e tyre, si në pozitë dhe në opozitë, që të avancojnë proceset e konsolidimit të Republikës së Kosovës, e jo t’i shndërrojnë ata në spektatorë të tensioneve, krizave dhe bllokadave të vazhdueshme që pengojnë përparimin e Kosovës dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarit. /Telegrafi/