Home Aktuale Filmi “Kodi i Nderit ” fillon xhirimet në Kosovë dhe Shqipëri

Filmi “Kodi i Nderit ” fillon xhirimet në Kosovë dhe Shqipëri

345
0
SHARE

 

Pas xhirimeve të disa skenave në Shqipëri, Kompania filmike International Film Europe në  bashkëpunim me Movi Design dhe Theater Antika, xhirimet e filmit do ti vazhdoj me 03 Tetor.

Sipas Producentëve Bajram dhe Lumnije Sylejmani, xhirimet do te fillojn në Tetorë në Kosove në fshatin Hodonovc të Komunës së Kamenices. Janë bërë  të gjitha përgaditjet e stafit teknik dhe castit te Aktorve.  Filmi Kodi i nderit është film i metrazhit të gjatë me skenar të Valton Jakupit dhe Lirie Sahitit, që flet për një tem aktuale që është në të gjitha trojet Shqiptare, por që në fokus të filmit jane fëmijët Jetim-Bonjak, jeta dhe vështirësit e tyre në një familje të  papergjegjshme. Në rolet Kryesore do të jenë aktorët Dijart Sylejmani dhe Lorena Jakupi. Kurse për grimin e stafit të Aktorëve do të përkujdeset grimerja profesionale Tringa Morina.

Sipas Producentit Exekutiv Daniel Hoffman, filmi është licensuar në Europ, edhe pse do të jetë në gjuhën shqipe kemi pasur kujdesin e madhe në përzgjedhjen e castit te Aktorve dhe Regjisorve. Filmin do ta drejtoj-udheheq Regjisori Europian Valton Jakupi, kurse regjisor i dyte në detyren e Asistentes do te jete Regjisorja nga Kosova Anita Muruqi., kurse xhirimet e filmit ia kemi besuar Produksionit Filmik Evolution Production nga Bujanoci me drejtor Jeton Ismailin.  Sipas përzgjedhjes se Regjisorit të filmit Valton Jakupi në castin e Aktorve do te jete Artistja e Popullit Margarita Xhepa,  Xhevdet Doda, Adem Zhitopotoku, Anita Muriqi, Selam Jusufi, Sulejman Lokaj ( i ndjer ) Blerim Hasani, Dafina Restelica, Leonit Maloku, Osman Tahiri, Rei Guri e shume aktor t`jere.

 

Skenat me Aktorin e madh  Sylejman Lokaj janë kryer para disa muajve shkaku i gjendjes së tij shëndetësore, por për fat të keq që nuk është tash në mesin tonë starti i fillimit të filmit do të jetë pak më ndryshe me pikllim, por jemi krenar që është në filmin tonë ashtu siç do të jetë gjithherë në zemrat tona është shprehur Regjisori Valton Jakupi    . Jakupi falënderon drejtorin për lisensime Regjisorin Dafid Closs për ndihmën që e ka dhënë në këtë projekt filmik. Pas xhirimeve ne Kosove, xhirimet do të vazhdojnë në Shqipëri dhe Zvicer dhe do të perfundojnë mbrenda vitit 2018 kështu u shpreh Regjisori Europian Valton Jakupi. Porosia e Producentve dhe Regjisorit eshte se te gjithe ata qe kane talent ne film, deren e kann hapur tek ne per trajnime dhe konsultime dhe te paraqiten tek zyrer e International Film Europe në  do vend te Europes, por tek perfaqesuesit tane.